Berat, përfshihet nga flakët ullishtja në lagjen “Kala”

Lagjja më e famshme në qytetin e Beratit është përfshirë nga flakët. Zjarri është sinjalizuar në kodrën me ullinjë në lagjen “Kala”. Nga ana e banorëve të zonës është kërkuar ndihma e zjarrfikësve për shuarjen e flakëve, të cilët janë drejtuar menjëherë drejt vendngjarjes.
Dhe pse sezoni veror po shkon drejt fundit, rastet e zjarreve vashdojnë të jetë problematike dhe në shumicën e rasteve kanë qenë të qëllimshme. Vetëm gjatë muajit gusht një numër i madh personash janë shoqëruar në komisariate të ndryshme të vendit nën akuzën e zjarrvënies.