E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëshqitje dheu e gurësh, bllokohet aksi Elbasan-Librazhd

Bllokohet aksi rrugor Elbasan-Librazhd. Mbrëmjen e sotme rrëshqitja e një masivi dherash dhe gurësh në vendin e quajtur"Murash" ka bllokuar qarkullimin e mjeteve në këtë aks rrugor, duke paralizuar qarkullimin e makinave.

Situata e krijuar ka sjellë në vendngjarje forca të policisë, të cilat sëbashku me sektorin e mirëmbajtjes së rrugëve dhe struktura të emergjencave civile po punojnë për zhbllokimin dhe kthimin në normalitet të qarkullimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›