1 milione dollare per urbanizimim e Koder Kamzes
1 milionë dollarë për urbanizimim e Kodër Kamzës.
Është ky fondi që Bashkia e Tiranës ka vënë në dispozicion të 15 mijë banorëve të kësaj zone.
“Me anë të këtij fondi ne do të urbanizojmë plotësisht këtë pjesë të qytetit të Tiranës, do të sjellim parametra moderne të lëvizshmërisë së transportit në një pjesë të rëndësishme të rrjetit ekonomikë të qytetit, përkatësisht të një prej tregjeve të qytetit, duke përmirësuar cilësinë e jetës së banorëve të Tiranës që jetojnë këtu. Ne rikthejmë besimin tek çdo qytetarë i Tiranës, se Tirana as fillon dhe as mbaron me “Bllokun” dhe zonën rreth e qark shtëpisë së Kryetarit apo ish-Kryetarit”.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka bërë të ditur se brenda disa javësh do të bëhet zhvendosja e tregut të gjësë së gjallë në zonën e Kasharit, ku do të ketë të gjitha parametrat e duhur për një treg të tillë. Basha ka ironizuar dhe ish-kryebashkiakun Rama, i cili u premtoi tregtarëve ambulant, të cilët nuk paguajnë taksa se do t’ua heqë ato.
“Ky është një lajm i mirë për tregtarët e Laprakës, për të gjithë ata tregtarë të licencuar dhe që paguajnë taksat minimale, edhe për tregtarët ambulante që takoi dje zoti Rama dhe që nuk paguajnë asnjë taksë dhe që ai ju premtoi që t’ju hiqte taksën, që ata nuk paguajnë’_ u shpreh Basha.
Unaza e Kodër-Kamzës do të ketë një impakt të madh tek banorët dhe një ndihmë në qarkullimin e 2000 nxënësve të shkollës 9- vjeçare të Kodër-Kamzës.