TAP METE firmos marreveshjen me Axpo Trading Ag

Nënshkruhet marrëveshja mes ministrisë së ekonomisë dhe kompanisë zvicerane Axpo për bashkëpunimin në ndërtimin e projektit të gazsjellësit TAP. Kjo kompani është e interesuar të mbështesë krijimin e një tregu gazi shqiptar të gazit, përmes ofrimit të furnizimeve me gaz nga blerësit potencial të gazit natyror në Shqipëri.
Nga ky bashkëpunim METE parashikon si fillim një furnizim me gaz me rreth 250 milionë metër kub në vit, pas përfundimit të projektit TAP.
Ministri i Ekonomisë bëri me dije gjatë firmosjes së kësaj marrëveshjeje se pas dy ditësh do të përmbyllet marrëveshja e qeverisë shqiptare me konsorciumin Trans Adriatik.