Ekstradohet nga Italia Jetmir Llani

Ekstradohet nga Italia, Jetmir Llani, autor i dy vrasjeje, një plagosjeje dhe shpërthimit të një banese për hakmarrje për vrasjen e të birit 10-vjeçar.
Një serial vrasjesh që do të vijonte ende nëse Llani në nëntor nuk do arrestohej në Itali, për motiv ekstradimi.
Arrestimi në Itali bëri bujë për faktin se Llani i pranoi krimet para oficerit Italian, duke u nxjerrë dhe foton e djalit të vrarë Endritit.
Hasmëria e ka zanafillën në momentin kur pas një grindjeje me të, Altin dhe Oligert Shkreta i bëjnë pritë dhe qëllojnë ndaj automjetit.
Në makinë ndodhej edhe djali 10 vjeçar Endriti që gjen vdekjen nga plagët dhe mbetet i plagosur I vëllai, Muharremi, policia arrestoi të dyshuarit.
Një muaj më vonë, Jetmir Llani sipas policisë nis hakmarrjen, vret në Tiranë, Mark Shkretën, babanë 71-vjeçar të dy të arrestuarve. Disa ditë më vonë u hedh në erë banesën në Fushë-Mamurras.
Në fillim të nëntorit, Jetmir Llani me të vëllanë Muharremin u bëjnë pritë teksa ktheheshin nga një dasëm në Serbi, Gentian dhe Aurel Shkretës, dy djemtë e tjerë të Markut. Në ngjarje mbeti I vrarë Gentiani, dhe u plagos me 5 plumba Aureli.
Ky është dëshmitari I vetëm në të gjitha sulmet nga Shkretëve që mundi të identifikojë Jetmir Lanin.
Policia shqiptare hetoi lidhjet dhe njohjet ku mund të strehohej Llani dhe zbulon një të afërm të tij në Firence. Dërgon dosje INTERPOL Romës, dhe pas verifikimeve u lokalizua dhe u arrestua i dyshuari.
Hasmëria mes tij dhe familjes Shkreta, ka shënuar prej 5 qershorit të vitit të kaluar, 3 të vrarë dhe 2 të plagosur.