E Shtunë, 31 Tetor 2026

1 milionë të papunë në Shqipëri

Nga: Lorenc Vangjeli

Socialisti Ilir Beqja këmbëngul: në Shqipëri janë një milion të papunë. Një shifër që ai e ka publikuar i pari dhe që më pas, u bë një nga sloganet politike të socialistëve. Nëpërmjet krahasimit të shifrave zyrtare, Beqja rreket të zbulojë atë që e quan mashtrim të madh, të vërtetën mbi varfërinë e shqiptarëve, të cilët gjithmonë e më tepër e kanë të vështirë të gjejnë një vend pune. Përballë tij, kryeministri Berisha pretendon mrekullinë ekonomike, por Beqja insiston: ai gënjen!
Në Shqipëri është e zakontë që të ketë dy qëndrime diametralisht të kundërta për të njëjtin fakt, në këtë rast, pozita flet për mrekullinë ekonomike shqiptare, opozita thotë se është rritur papunësia dhe varfëria. Ju si e gjykoni një gjë të tillë?

Kryelajmi ekonomik i gushtit të këtij viti është rekordi i ri i Shqipërisë së Saliut për Investimet e Huaja Direkte. Në vitin 2010 IHD-të kanë qënë rreth 1,1 miliardë dollarë apo rreth 9 % e GDP-së. Krahasuar me vitin 2009 rritja vjetor e IHD është 20 %. Në pamje të parë, duket një arritje jo e vogël. Këtij lajmi, kryeministri i shtoi edhe rezultatet ne eksporte. Rritja e tyre qenka edhe më e madhe. Dy arritjet Saliu i paketoi dhe ripërsëriti parrullën se këto janë arritjet e modelit ekonomik që ai ka instaluar në vend. Sipas tij Katër miliardë USD investime të huaja në 6 vjet janë qindra mijëra vende pune të reja, të krijuara nga këto investime.
Kushdo që njihet me këto lajme pozitive duhet të kënaqet. Shqiptar e i huaj. Në atdhe, troje etnike, diasporë apo emigracion. Por, pas kënaqësisë së lajmit të mirë, shqiptarët e Shqipërisë fillojnë e meditojnë se çfarë të mire kanë përfituar apo prekur nga këto arritje. E kanë të vështirë të definojnë përfitime konkrete, qoftë në rritje të nivelit të jetesës, qoftë në shërbime publike, qoftë në shëndetësi, etj.
Më vështirë e kanë shqiptarët e papunë. Dhe nuk janë pak. Janë plot 1 milion shqiptarë në moshë që nuk mund të punojnë, për arsyen e thjeshtë se nuk ka punë.
Unë kam hapur prej muajsh një diskutim publik se sa janë të papunët në Shqipëri. Kam deklaruar se janë 1 milionë të papunë dhe kam prezantuar se pse kam arritur në këtë përfundim. Askush nuk ka dalë të japë një shifër tjetër. Kundërshtarët politikë kundërpërgjigjen se nuk është e vërtetë sepse papunësia sipas INSTAT është rreth 13 për qind (e dhëna më e fundit zyrtare është e tremujorit të parë 2011, 13,4 për qind).
Si e llogarisni këtë shifër të papunësh?

Po i ftoj lexuesit të përpiqen të bëjnë edhe vetë llogaritjet. Duhet të kenë parasysh popullsinë që jeton në Shqipëri, fëmijët parashkollorë, nxënësit e studentët, invalidët e punës dhe personat me aftësi të kufizuar, pensionistët e pleqërisë dhe të punësuarit realisht në qytet e fshat.
Po ndalem pak më gjatë për të shpjeguar pse të dhënat zyrtare për papunësinë nuk pasqyrojnë realitetin shqiptar. Norma e papunësisë është raporti midis të papunëve dhe forcave të punës. Ndërsa forcat e punës janë shuma e të punësuarve me të papunët. Këtu duhet bërë kujdes. Bëhet fjalë për të papunët e regjistruar si të të tillë në Zyrat e Punës. Pra, me statistikat tona nuk quhesh i papunë nëse nuk paraqitesh në një zyrë pune për të kërkuar punë. Quhen ndryshe edhe punëkërkues të papunë. Por, a shkon njeri të kërkojë punë në zyrat e punës në Shqipëri, kur shkalla reale e punësimit nga këto zyra është thuajse zero? Të gjtiha janë të sigurtë në përgjigjen e kësaj pyetjeje: Jo!
Zyrtarisht, papunësia në vend është 13 për qind. Për ta bërë më të qartë këtë normë papunësie po marrin një shembull të thjeshtëzuar. Supozojmë se në vend janë 87 të punësuar dhe 13 të papunë të regjistruar. Atëherë forcat e punës janë 100. Ndërsa raporti të papunë ndaj forcave të punës jep një normë papunësie 13 për qind. Vazhdojmë supozimin se pas 6 apo 12 muajsh të punësuarit nuk shtohen me asnjë shifër, por një i papunë, i mërzitur e i zhgënjyer nga vite pritje më kot nga zyrat e punës, nuk shkon më të regjistrohet si i papunë. Të punësuarit mbetën në vend, të papunët u pakësuan në 12, forcat e punës u pakësuan në 99, ndërsa norma e papunësisë ra në 12,1 për qind. Pra, vetëm nga dëshpërimi i vetëm një prej të papunëve, u ul norma e papunësisë me 0,9 pikë përqindje, edhe pse nuk u shtua asnjë i punësuar. Kjo është arsyeja pse unë këmbëngul pse norma e papunësisë nuk tregon realitetin shqiptar. Unë nuk pajtohem me normën zyrtare, qoftë profesionalisht, qoftë politikisht.
Mund t´i shpjegoni këto dy lloj qëndrimesh, profesionale dhe politike? A mund ta sqaroni qëndrimin tuaj të bazuar në shifra?
Nuk pajtohem profesionalisht, sepse profesionalisht e di se nuk kemi zyra punësimi të vërteta, prandaj të papunët nuk shkojnë aty të regjistrohen. Po ashtu, nëse je në fshat nuk quhesh i papunë pavarësisht në se punon apo jo. Nuk pajtohem politikisht, sepse nëse do ishte norma e papunësisë 13 për qind, atëherë në çdo 8 shqiptarë në moshë pune që takoj për ditë, në Tiranë, në Shkodër a nëpër Shqipëri, vetëm 1 është i papunë. Ata janë shumë më tepër dhe unë nuk mund ti gënjej ata.
Përveç normës së papunësisë, realiteti i punësimit vlerësohet edhe me normën e zënies në punë. Është raporti midis të punësuarve dhe njerëzve në moshë pune. Për të qënë sa më afër realitetit shqiptar kam bërë një analizë të gjendjes së punësimit në periudhën 2001 2010, mbështetur vetëm në të dhëna zyrtare, duke marrë si moshë pune intervalin moshor 20 60 vjeç.
Analiza e dekadës 2001 2010 më sjell në këto konkluzione :

Zyrtarisht, rritje ekonomike pa punësim
Edhe pse në dekadën 2001 2010 vendi ka patur rritje ekonomike pozitive në mënyrë konstante dhe mesatarisht mbi 5,5 për qind, punësimi ka mbetur në vend. Madje në vitin 2010, kundrejt vitit 2001, të punësuarit janë pakësuar me 7,110 vetë. Kjo ilustrohet më mirë grafikisht në Grafikun 1.

Kjo është një nga problemet më të mëdha me të cilin ballafaqohet Shqipëria. Kjo lloj rritje njihet në literaturë ndërkombëtare edhe si jobless growth. Mund të ndodhë edhe kështu, nëse do të kishim rritur shumë rendimentin në punë. Por, për fatin tonë të keq, as kjo nuk po ndodh. Në këtë përfundim ka arritur Banka e Shqipërisë në një studim të sajin të publikuar në 7 qershor 2011. Banka e Shqipërisë konfirmon se : Llogaritja e Produktivitetit të Punës së ekonomisë shqiptare për periudhën 2003 – 2010 dëshmon për një prirje në rënie të këtij treguesi. Me vetëm 915 mijë vetë që, zyrtarisht janë të punësuar, lexuesi mund të gjykojë vetë se kush është më pranë të vërteteës për numrin e të papuënve, INSTAT që deklaron se janë rreth 145 mijë apo unë që kam vlerësuar pse janë rreth 1 milionë të papunë.

Zyrtarisht, shkalla e zënies në punë është ulur
Kjo ka ardhur si rezultat i rritjes së popullsisë në moshë pune dhe mbetjes në vend të numrit të të punësuarve. Në periudhën 2001 2010 numri i shqiptarëve në intervalin moshor 20 60 vjeç është rritur me rreth 220 mijë vetë. Duhet patur parasysh se në periudhën 2001 2010 kanë hyrë për herë të parë në tregun e punës të lindur në intervalin 1981 1990. Kjo është dekada me lindshmërinë më të madhe në Shqipëri, mbi 60 mijë lindje çdo vit. Raporti i shkallës së zënies në punë ka tendencë të qartë përkeqësimi nga viti 2001 në vitin 2010. Në vitin 2010 gati vetëm gjysma e shqiparëve në intervalin 20 60 vjeç punojnë.
Kjo ilustrohet respektivisht në Grafikun 2 dhe Grafikun 3.

Pra, edhe sipas këtij grafiku duke qënë se vetëm rreth gjysma e popullsisë në intervalin 20 60 vjec është e zënë në punë, arrihet pa vështirësi në përfundimin se janë rreth 1 milionë shqiptarë që nuk punojnë.

Zyrtarisht, numri i të punësuarve për

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›