SHBA: Kafenetë në Shqipëri janë institucione. Shqiptarët janë përtacë e kërkojnë të pasurohen shpejt
Në kabllograme të ndryshme të dërguara mes shkurtit dhe marsit 2008, Ambasada Amerikane i ka kushtuar vëmendje fenomeneve shqiptare, veçanërisht kulturës së takimeve në kafe.
Kabllogrami
Do një kafe? Gjithmonë ka diçka për të thënë për dinamikën e interaktivitetit social dhe rregullat e vendeve në zhvillim. Sasia e besimit që individët kanë tek politikanët, qeveria dhe institucionet e tyre ndryshon në vartësi të historisë. Për një të huaj që vjen të punojë në Shqipëri gjendja aktuale e ndërtesave të institucioneve shtetërore të jep përshtypjen se nuk do të zgjidhësh kurrë gjë aty brenda. Por shumë pak e dinë se institucioni që punon më mirë në Shqipëri është i vetmi vend publik që mund të gjesh: Kafeneja.
Shqiptarët i diskutojnë problemet e tyre në kafene, përfshirë këtu politikanë që diskutojë iniciativa publike, punonjës të qeverisë që diskutojnë politika të ndryshme dhe studentë që diskutojnë provimet ose modën. Në disa raste nevojitet që të kesh një marrëdhënie ballë për ballë me një person në mënyrë që të lidhësh një marrëdhënie profesionale.
Të tjerë e gjejnë më të lehtë që të eksplorojnë zgjidhje të problemeve të tyre. Që në kohen kur nepotizmi ishte shumë i përhapur në Shqipëri gjatë periudhës komuniste (ku ti ishe gjithmonë në kërkim të një miku që të të gjente pak më shumë bukë apo qumësht në dyqan), dinamika e marrëdhënieve personale është shumë e fortë dhe kërkojnë shumë kohë e energji.
Ato ndikojnë në vendimet e njerëzve. Në këtë mënyrë kafenetë bëhen institucioni i fundit ku mund të ankohesh, të zgjidhësh problemet apo të argëtohesh në Shqipëri. Kështu, herën tjetër që do të shihni njerëz të ulur në një kafene, mos mendoni se është humbje kohe, por është një institucion social multifunksional për një vend në tranzicion.
Përtacia dhe ëndrra për tu pasuruar shpejt
Shqiptarët janë përtacë të kultivuar ndër shekuj me një ëndërr të madhe për tu pasuruar në një kohë shumë të shkurtër pa bërë asnjë punë. Në këtë mënyrë përshkruan Ambasada Amerikane në Tiranë gjendjen e Shqipërisë në mes të vitit 2008. Ambasada merr si shembull lulëzimin e pikave të basteve dhe sallave të bixhozit, të cilat mund ti gjesh në çdo cep të vendit dhe gjithmonë janë plot me njerëz.
Titulli: Kartolinë nga Shqipëria
Dërguar nga Ambasada e Tiranës më 3.6.2008
Merr Departamenti Amerikan i Shtetit
Firmosur ambasadori Xhon Uidhers
Sallat e kumarit dhe pikat e basteve janë shfaqur si kërpudha në Tiranën e sotme dhe shtrihen që nga lagjet e shtrenjta deri në qendër të qytetit, si zona e Bllokut, deri tek lagjet me ndërtesa të stilit komunist. Shumë do të ishin dakord se këto nuk përfaqësojnë ndonjë gjë për tu krenuar, edhe pse disa prej tyre janë të stileve shumë moderne dhe përdorin materiale shumë të kushtueshme dhe teknologji të lartë. Shpesh herë ato janë të ndërthurura me lokale dhe kafene sepse kanë nevojë të përforcojnë njëri-tjetrin në një shoqëri që preferon ti marrë gjërat lehtë dhe të tregojë pasuritë që ka.
Mania e kumarit është një provë e sëmundjes që ka prekur pjesën më të madhe të shqiptarëve: ëndrrën për tu pasuruar brenda natës, mundësisht pa derdhur asnjë pikë djersë.
Kjo ndjesi ka rrënjë shumë thellë në historinë e Shqipërisë. Mund të bazohet në stilin e jetës që kanë zhvilluar gjatë pushtimit Otoman dhe reflekton tradita që kanë mbijetuar që në atë kohë. Femrat vazhdojnë të jetë tmerrësisht të mbingarkuara me punë si në shtëpi, ashtu edhe jashtë saj.
Përtacia zuri vend mirë dhe u shtua gjatë regjimit komunist ku barazia e detyrueshme mes njerëzve dhe kryqëzatat kundër sipërmarrjes private sollën një çinteresim total ndaj punës. Kjo ishte edhe një nga arsyet kryesore përse ai sistem ra. Më pas, iluzioni për tu bërë të pasur që shqiptarët panë në kanalet e huaja nuk i ndihmoi për të vendosur bazat e ekonomisë së tregut të lirë, përfitimin nga puna.
Pavarësisht shpirtit të admirueshëm të sipërmarrësit që kanë treguar disa shqiptarë, ende pas më shumë se 15 vitesh disa ngjarje konfirmojnë ekzistencën e ëndrrës shumë të përhapur për tu pasuruar brenda natës. Pjesëmarrja masive në skemat piramidale në fund të viteve 1990 ishte prova më tragjike. Përfshirja në aktivitete ilegale si trafikimi i njerëzve dhe armëve është një tjetër provë. Ka shumë shembuj të përditshëm nga shoqëria shqiptare, të cilat mund të përmblidhen vetëm në një fjalë: Korrupsion, i cili shkon dorë më dorë së bashku me paratë e lehta.
Është e dukshme që për shqiptarët, vënia në zbatim e rregullave të tregut, mbetet një sfidë e fortë. Përpjekje duhet të zhvillohen në luftën kundër varfërisë, informalitetit në sektorin ekonomik dhe qeverisjen e dobët. Sistemi më i mirë arsimor dhe mundësi më të mëdha për të rinjtë janë shumë thelbësore për të luftuar rrënjët e korrupsionit dhe sjelljet e tjera makute. Shqiptarët kanë kuptuar se kur vjen fjala për këto çështje nuk ka rrugë të shkurtër.
Nga karroca me kalë tek makina luksoze
Zhvillimi i Shqipërisë i parë nga sytë e SHBA-së përmes tregut të makinave. Një analizë historike nga rrugët e boshatisura tek trafiku kaotik i ditëve të sotme. Tregu informal i makinave dhe skema që përdorin pronarët e makinave në Europën Perëndimore për tu bërë të fituar nga siguracioni.
Titulli: Kartolinë nga Shqipëria, makinat dhe kamionët dhe gjërat që ecin
Dërguar nga Ambasada e Tiranës më 15.2.2008
Merr Departamenti Amerikan i Shtetit
Firmosur ambasadori Xhon Uidhers
Gjatë komunizmit shqiptarëve iu hoqën të drejtat bazë dhe liritë, përfshirë këtu edhe pronësinë e makinave. Ato pak makina që lëviznin përpara viteve 1990 (me zor bëheshin 15 mijë) ishin të shtetit ndërsa shqiptarët e zakonshëm përdornin atë pak transport publik si dhe biçikletat. Karrocat me kalë ishin një tjetër mjet tepër i përhapur transporti në zonat rurale dhe ndonjë herë pjesë e skenave normale edhe në Tiranë, kryeqyteti i vendit. 17 vjet më pas situata në rrugë ka ndryshuar krejtësisht nga qetësia e vdekjes tek zhurma e tmerrshme dhe boritë e më shumë se 300 mijë makinave, të reja dhe të vjetra, që lëvizin çdo ditë në trafikun kaotik. Makinat janë më të pastra dhe moderne, por dominimi i tregut informal vazhdon të ofrojë fushë të lirë shitësve jo të paskrupullt të makinave.
Të liruar nga pamundësia për të pasur një pronë private, artikulli i parë në listën e dëshirave të shumë familjeve ishte makina. Të kishe një makinë ishte një shenjë lirie, pasurie dhe prosperiteti. Kërkesa e madhe dhe pamundësia financiare bënë që fillimisht të hyjnë makina të vjetra, modele që ndotin shumë ambientin dhe makina nga tregjet informale të dorës së dytë që veprojnë jashtë kontrollit qeveritar në Europë. Teksa numri i makinave në rrugë lulëzonte me shpejtësi të madhe, rrjeti i vjetër rrugor me rrugët e ngushta dhe të pashtruara mirë, nuk e mbante dot ritmin.
Korrupsioni në marrjen e patentës dhe standardet e ulëta në teste kontribuuan në aftësitë e dobëta për ti dhënë makinës dhe fatalitete të rënda, të cilat vazhdojnë edhe sot. Shpenzimet për mirëmbajtjen u rritën ndjeshëm për pronarët e makinave, të cilët përballen me një përqindje shumë të lartë aksidentesh dhe trotuare të pamjaftueshëm. Për më tepër, makinat e vjetra kontribuuan ndjeshëm në ndotjen e ambientit, veçanërisht në Tiranë, duke e bërë një nga kryeqytetet më të ndotura në Europë.
Trendi ka ndryshuar gjatë viteve të fundit me modele të reja dhe makina më luksoze që hyjnë nga jashtë dhe me rregullimin e rrugëve. Makinat më të reja dhe me të shtrenjta, të papajtueshme me një vend në zhv
