E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minatorët rinisin protestat e tyre: Të diskutohet në Kuvend problemi ynë

Minatorët e Bulqizës kanë rinisur gjatë ditës së sotme protestat e tyre.

Ata do të vijojnë protestat e tyre deri të hënën, ditë kur pritet të zhvillohet edhe seanca e parë plenare e sesionit të ri parlamentar.

Ky është vendimi i këshillit të sindikatës i cili ka kërkuar gjithashtu që Kuvendi në seancën e parë duhet të diskutojë për situatën në Bulqizë dhe për kërkesat e minatorëve.

Sipas minatorëve, nëse nuk ka do të ketë nje reagim pozitiv nga Kuvendi ndaj kërkesave të tyre, atëherë ata do të nisin grevën e urisë.

Gjithashtu, minatorët janë shprehur të indinjuar në lidhje me letrën e presidentes së kompanisë ACR-së, Skatche-Depich, e cila pasi i ka uruar ata për Fiter Bajramin, u ka kërkuar rikthimin në punë dhe zgjidhjen e problemeve me anë të bisedimeve, por duke lënë jashtë konfederatën.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›