1 mln të papunë. Berisha, turp për gënjeshtrat
TIRANË- Kreu i PS-së, Edi Rama ka deklaruar sot me shifra rritje të papunësisë, nivelin më të ulët të punësimit që nga viti 2001, rritje monstruoze të kriminalitetit, duke bërë përgjegjës qeverinë dhe akuzuar kreun e saj për gënjeshtra të përbindshme për rritje ekonomike.
Shifrat flasin për nivelin më i ulët i punësimit që nga viti 2001. Kjo është e vërteta në mos qoftë edhe më keq se kaq. I them Berishës në emër të opozitës dhe të vërtetës së shifrave, turp, tre herë turp, për qeverinë që ka dështuar si mos më keq në punësim, turp për kryeministrin që gënjen si derri kënaqur i Migjenit popullin shqiptar duke fshehur me rrena të përbindshme dështimin, turp që në vend se të pranojë dështimin i shprehur në shifra i turret opozitës që thotë të vërtetën- tha ai.
Në mbledhjen e grupit të PS-së, Rama ka deklaruar se vendi ka 1 milionë të papunë, sepse ka qeveri të paaftë, të paditur dhe të korruptuar.