Berisha: I vetmi vend me rritje. Rama në Twitter: Po kostoja e jetesës?

Berisha e patozi ne mbledhjen e grupit te PD
Kreu i PS replikon në distancë me Kryeministrin
Kryeministri Berisha tha dje gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së se ekonomia shqiptare ka njohur rritje gjatë krizës. Ekonomia shqiptare, në raport me atë globale, është një ekonomi e vogël, por një ekonomi e cila në mënyrën më të shkëlqyer ia doli ti rezistojë krizës gjatë këtyre viteve. Në katër vitet e fundit, të marra së bashku, ka pasur 18 për qind rritje ekonomike dhe kjo është e certifikuar nga të gjitha institucionet ndërkombëtare. Në Shqipëri rrogat janë rritur në katër vitet e fundit si në asnjë vend tjetër. Kjo ekonomi ka bërë që Shqipëria në vitet 2006-2010 të rrisë investimet e huaja me 316 për qind, ka bërë që në 3 vitet e fundit të ketë një mesatare prej 1 miliard dollarësh investime të huaja direkte, u shpreh Berisha. Kreu i PS-së, përmes Twitter i cilësoi tallëse deklaratat e Berishës. Me rroga e pensione që rriten një herë kur çmimet rriten dhjetë e njëzet herë, squhet sukses, po rrënim ekonomik!, shprehet Rama, ndërsa deklaratën e Berishës që Shqipëria ka ekonominë më të suksesshme në botë, e cilëson avaz tallës: Vazhdon avazi tallës i ekonomisë më të fortë në botë! Por ska përgjigje për pyetjen: A është ulur a rritur kostoja e jetesës së familjeve?, shprehet Rama në Twitter.