E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

1 në 10 persona vuan nga veshkat në Shqipëri, mjekët tregojnë terapitë mbrojtëse

Sëmundjet kronike të veshkave po prekin 1 në 10 persona në Europë. Rritja e shpejtë e kësaj sëmundje pas të cilave fshihet humbja e funksionit të saj e çon të sëmurin ose në hemodializë osë në transplant, mjekime këto tepër të kushtueshme.

Dy janë armiqtë kryesorë të kësaj sëmundshmërie janë diabeti dhe hipertensioni që në popullatën shqiptare janë të nën diagnostikuara.

Nëse prej 20 vitesh mjekimi i diabetit lidhej vetëm me uljen e nivelit të sheqerit në gjak dhe dëmtimi i veshkës ishte i pashmangshëm, prej dy vitesh nuk është më kështu.

Profesor Myftar Babullushi thotë se disa klasa të reja barnash për diabetin mbrojnë veshkën dhe zemrën.

Në një konferencë mjekësore me prani të lartë të profesorëve më në zë të QSUT por edhe nga shoqata europiane e nefrologjisë, mjekët në nivel terciar u njohën me udhëzimet më të fundit për efikasitetin dhe sigurinë impresionuese të trajtimeve të reja kardio-renale.

/rtsh/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›