E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Unaza e Madhe/ IKMT shkon të shembë banesën në Shkozë, familjarët kundërshtojnë dhe mbyllen brenda

Një banesë në zonën e Shkozës do të prishte nga IKMT për të vijuar projektin e ndërtimit të “Unazës së Madhe”. Teksa fadromat e IKMT kanë shkuar që në orët e para të mëngjesit për të nisur me ndërhyrjen, kjo është kundërshtuar nga familjarët, të cilët janë bllokuar brenda në banesë për të penguar shembjen e saj.

Kjo ka shkaktuar tensione mes forcave të policisë dhe familjarëve. Pronari i banesës bën të ditur se njoftimi për shembjen i ka ardhur vetëm dy javë para duke mos i lënë kohë mjaftueshëm për të hequr objektet nga shtëpia, ndërsa thotë se nuk ka marrë ende asnjë dëmshpërblim nga shteti.

Banorët kërkojnë strehim dhe shpronësim për banesat e tyre. Gjatë ditëve në vijim janë edhe 10-15 banesa të tjera që pritet të shemben pasi preken nga projekti i ndërtimit të “Unazës së Madhe”.

/rtsh.al/ 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›