1 prilli në Serbi: Kosova i dha 17 milion euro Blatterit

Sot dukej sikur të ishte 1 prilli për mediat serbe. Media të përditshme serbe sot kanë publikuar një lajm sipas të cilit Kosova kinse i ka paguar Sep Blatterit 17 milion euro për të avansuar futbollin kosovar në FIFA.
Sipas lajmeve serbe Hashim Thaqi i ka udhëzuar milionerët shqiptar që jetojnë në Zivcër për të dhënë shumë të holla për të mbledhur këtë fondë.
Madje gënjeshtra më e bukur u bë ku thuhet se një milioner shqiptar ka paguar tërë ceremoninë e FIFA-s ku u zgjodh lojtari më i mirë i botës në vitin 2011./Indeksonline/