E Shtunë, 31 Tetor 2026

E bëjnë stadiumin me diskotekë

Skuadra fituese e Kupës së Botës për klube, Corinthians do të bëjë një dhuratë të mirë për lojtarët e saj.

Skuadra braziliane ka miratuar planin për ndërtimin e një diskoteke në brendësi të stadiumit. Pikërisht stadiumi i kësaj skuadre pritet ti bashkoj të gjithë lojtarët në rast fitoreje dhe dëfrimi ndërsa mund të jenë të pranishëm edhe tifozët e skuadrës.

"Do të kemi një diskotekë, për ata që duan Corinthians dhe surprizat. Disko do të ndërtohet në zonën perëndimore të stadiumit, pranë tribunës VIP, si dhe në krah të tribunës qendrore" deklaroi drejtori i skuadrës./indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›