E Shtunë, 31 Tetor 2026

1 vit nga 21 Janari

Si sot një vit më parë në demostratën e opozitës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para godinës së kryeministrisë, u vranë 3 protestues, ndërsa i katërti humbi jetën disa ditë më vonë në spital.

Kryeministri Berisha akuzoi kryetarin e opozitës, Presidentin dhe kryeprokuroren si puçistë. Edhe sot pas një viti, ngjarja është ende e pazbardhur, ndërsa hetimet pritet të marrin një tjetër rrjedhë pas mbërritjes së ekspertizës së FBI-së.   
 
E ndërkaq, sot opozita do të organizojë një marshim homazh në 1-vjetorin e 21 janarit, marshim që do të nisë në orën 11:00. Një ditë përpara homazheve, Edi Rama deklaroi për Top Channel se kjo ngjarje duhet të zbardhet e plotë.

Rama u shpreh se ekzekutuesit dhe urdhëruesit e atyre që shkaktuan 4 viktima do të vihen deri në fund para drejtësisë. Rama komentoi edhe vendimin e Gjykatës së Lartë për Ilir Metën.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›