Të jesh si Marylin Monroe

E nuk ka mjaftuar filmi por ajo së fundmi është shfaqur në faqet e “GQ” si ikona e Hollywood-it. Rolin e Marilyn e ka kaq për zemër dhe përpos imazhit që nuk e ka të vështirë t’i përshtatet rolit të Monroe, ka edhe një tjetër ngjashmëri me të.
Sikurse Monroe, edhe Williams nuk ka pasur jetë të lehtë. Vdekja e mashkullit të jetës Heath Ledger në vitin 2008 ka qenë një provë e vështirë për Michelle Williams por pas një periudhe depresive, tani aktorja ka mundur të kthejë faqe dhe të vijojë të jetë një aktore e lakmuar në Hollywood.
Michelle ka lënë pas krahëve periudhën e vështirë dhe në filmin "My Week With Marilyn" shfaqet më në formë se kurrë, madje me një ngjashmëri të jashtëzakonshme me ikonën joshëse të Hollywood-it.
"E kujtoj fare mirë momentin kur e veshur si Marilyn, nisa të ec nga dhoma ime drejt studios së regjistrimit”, tregon Williams. “Në afërsi të vendit ku po shkoja ishin tre apo katër burra pranë një kamioni dhe ndjeva shikimin e tyre të më shoqëronte në çdo hap që bëja", ka vijuar rrëfimin e saj aktorja.
"Për të parën herë më pëlqeu shumë të isha e shikuar në atë mënyrë. Kjo ishte kënaqësia ime, jo e tyre! Tani e di çfarë mendoj, që edhe Marylin me siguri do të ketë ndjerë të njëjtën ndjesi kur ecte në rrugë. Ishte e jashtëzakonshme", ka rrëfyer ndër të tjera në intervistën e saj aktorja Michelle Williams, e cila pas filmit ka preferuar të realizojë edhe këtë set fotografik për ‘GQ’ ku shfaqet me imazh perfekt ‘Ala Marylin Monroe’.