1 vit nga anëtarësimi në NATO, festë në Tiranë

Sot shënohet 1-vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Me këtë rast sot, në orën 19:00, në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", para Pallatit të Kongreseve do të jepet një koncert i madh festiv nga Orkestra Frymore e Bashkuar me 100 instrumentistë, nga Orkestra Frymore FA, TOB, RTVSH dhe Akademia e Arteve. Ministria e Mbrojtjes e ka organizuar këtë koncert jo në sheshin "Skënderbej" këtë herë, pasi ai është rrethuar nga Bashkia për t'u rikonstruktuar.
Për shkak të festimeve të ditës së sotme, policia ka marrë edhe masat e saj për ruajtjen e rendit dhe të sigurisë. Sipas një njoftimi të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, do të ketë bllokime të qarkullimit rrugor sot, duke filluar nga ora 15.00 deri më 24.00, përgjatë Bulevardit "Dëshmorët e Kombit" nga Ura e Lanës pranë hotel "Dajtit" dhe deri në sheshin "Nënë Tereza", Tiranë.