E Shtunë, 31 Tetor 2026

1 vit nga vdekja tragjike në aksident e Dritan Hoxhës

Sot 1 vit më parë humbi jetën në mënyrë tragjike nga një aksident automobilistik Dritan Hoxha presidenti i Top Medias. Ai është kujtuar përmes një ceremonie përkujtimore ku morën pjesë familjarë, miq, politikanë, përfaqësues të mediave, etj. 

TIRANE- Sot u mbush plot një vit ku Dritan Hoxha, i njohur për të gjithë si “Tani i Top-it”, u nda nga jeta pas një aksidenti automobilistik. Miq të tij, shok, punonjës të Top Medias, kolegë të mediave të tjera, artistë, politikanë, diplomatë morën pjesë në ceremoninë përkujtimore organizuar për nder të tij në mjediset e hotel Sheraton. Bashkëshortja e Dritan Hoxhës nëna e 4 fëmijëve të mrekullueshëm Vjollca Hoxha, në këtë përvjetorë të dhimbjes, por edhe krenarisë tha se dimensioni publik i figurës së Tanit u pa qartë vetëm pas ikjes së tij.
Nuk është e lehtë të mbushësh boshllëkun e krijuar, energjitë dhe dimensionet e themeluesit të Top Medias- tha Vjollca Hoxha. “Ai ishte i aftë të ndante me ne ëndrrën dhe pasionin e tij, ndaj ndarja fizike me Tanin nuk e zbeh veprën e tij. Derisa vepra e tij është gjallë, gjallë është edhe Tani. Tani është gjithmonë me ne, jo më me mesazhe dhe e_male, por në mendjen dhe shqisat tona”- u shpreh bashkëshortja e Tanit Vjollca Hoxha.

Zëdhënësi i ambasadës amerikane Bix Aliu, i pranishëm në këtë ceremoni përkujtimore vuri në dukje se janë pikërisht njerëz si Dritan Hoxha që kanë ndryshuar kombe dhe epoka. “Nuk është aspak e vështirë që të shohësh që dashuria e Dritanit për Shqipërinë e shtyu atë dhe ekipin e tij të arrinte maja të cilat mendoheshin të paarritshme. Kush mund ta mendonte se Shqipëria do të bëhej udhëheqëse në Rajon për teknologjinë e medias, këtë e bëri Dritani. Kush do të kishte menduar që kanali Top Channel do të ishte roja udhëheqëse në ruajtjen e të drejtave të njeriut dhe evidentimin e korrupsionit ”- theksoi Bix Ali.

Dritan Hoxha, presidenti i “Top Medias” u nda nga jeta në orët e para të mëngjesit të datës 23 maj të një viti më parë, pas një aksidenti automobilistik me makinën e tij tip Ferrarri në rrugët e Tiranës.

(a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›