KQZ: Kthen listat e kandidatëve për 12 parti
KQZ do të mblidhet sërish në orën 14:00 ku do të shqyrtohet dokumentacioni i partive të mbetura, mes të cilave PD dhe PS. KQZ: 12 parti me parregullsi në dokumentacion. pranon listat për LSI, PLL e PMDE.
TIRANE- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ) vendosi sot kthimin e listave shumëemërore të kandidatëve për 12 subjekte zgjedhore, të regjistruara për zgjedhjet e 28 qershorit, pasi kishin parregullësi në dokumentacion.
Në mbledhjen e paraditës së sotme, KQZ vijoi shqyrtimin e dokumentacionit të kandidimit të subjekteve politike, duke pranuar vetëm ato të Partisë Lëvizja e Legalitet dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, pasi listat e kandidatëve të paraqitura prej tyre ishin në përputhje me ligjin.
Partia Socialdemokrate, Partia Aleanca Demokratike, Partia Republikane, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Partia Socialiste e Vërtetë ’91, Partia e Reformave Demokratike Shqiptare, Partia Toleranca e Re, Partia Ora Shqiptare, Partia Aleanca Maqedonase për Integrim Europian, Partia Demokracia e Re Europiane, G 99 dhe Partia Konservatore ishin partitë dokumentacioni i të cilave u vlerësua me probleme nga anëtarët e KQZ-së. Listat e këtyre subjekteve ishin me mangësi kryesisht në dokumentet e identifikimit të kandidatëve si dhe nuk respektonin kriteret e kuotës gjinore, prej 30% të grave.
KQZ, ka shqyrtuar dokumentacionin e kandidatëve për rreth 30 subjekte zgjedhore, nga 35 të regjistruara për zgjedhjet e 28 qershorit. Vetëm listat e 3 partive kanë rezultuar në përputhje me ligjin, PLL, LSI dhe Partia për Mbrojten e të Drejtave të Emigrantëve.
KQZ vendosi të mblidhet sërish në orën 14:00 të ditës së sotme, ku do të shqyrtohet dokumentacioni i partive të mbetura, mes të cilave PD dhe PS, dy forcat më të mëdha politike.
(s.g/atsh/ BalkanWeb)