E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama në Sheqeras: Do ndryshojë cilësia e jetës

Gjatë turit të tij paraelektoral, kryetari i PS Rama është ndalur në një takim në komunën Sheqeras të Korçës. I shoqëruar nga kandidatët për deputetetë këtij qarku, Rama ka zhvilluar takime në çdo rrugicë të kësaj komune. 

KORÇE- Turi i kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama ka vazhduar në komunën e Sheqerasit të qarkut Korçë. Edi Rama është ndalur gjatë në këtë komunë duke prekur çdo cep të saj në një rrugëtim, ku jo rrallë herë ka parë dhe ka prekur nevojën e banorëve të saj për ndryshimin që kanë shumë vite që e presin. Rama sëbashku me kandidat për deputetë të qarkut Korçë, Blushi, Dalipi, Majko, Kodheli e Ahmetaj kanë preferuar të zhvillojnë takime në çdo rrugicë të kësaj komune duke folur kokë më kokë me banorët e saj për problemet e tyre, por edhe për rrugëzgjidhjet që ofron PS me programin e saj qeverisës.
Rama dhe drejtuesit e Partisë Socialiste që e shoqëronin janë ndalur në takime spontane duke bashkëbiseduar me banorët për programin e ri të Partisë Socialiste, i cili ka zgjidhje dhe ide të reja për ndryshimin thelbësor të jetës dhe punës në fshat.
“Ne besojmë se nuk është e pamundur që ne të ulim koston e prodhimit në fshat, që ne t’jua japim naftën pa akcizë, që ne t’ju mbështesim për farërat, për plerat, për pesticidet. Që ne tju qëndrojmë pranë dhe t’ju garantojmë rrugët e nxjerrjes së prodhimit në treg. Që ne tju mbrojmë nga konkirenca e pandershme dhe e padrejtë dhe që ne t’ju japim krahët që ju kanë munguar deri më sot për të vrapuar drejt një të ardhme që me patjetër do të jetë e ndryshme nga kjo e sotmja”- u shpreh kryesocialisti Rama.

Në takimin masiv të zhvilluar në Sheqeras mes një entuziazmi dhe optimizmi mes banorëve të kësaj komune Rama u tha atyre se ai sëbashku me ekipin e tij nuk janë në këtë garë elektorale për të ndryshuar një kabinet qeverisës me një tjetër, por për të ndryshuar cilësinë e jeës së shqiptarëve pavarësisht largësive gjeografike me kryeqytetin.

“Votojeni Partinë Socialiste që nesër të keni një qeveri që të jetë e juaja. Votojeni Partinë Socialiste që nesër të mos e keni qeverinë në kutinë e televizorit por këtu pranë jush, aty në fushë ku hidhet fara e prodhimet tuaja, aty në rrugë ku duhet të vijë për të gjithë uji i pijshëm në shtëpitë tuaja, aty pra tek shkolla ku duhet të mësojnë fëmijët tuaj”- tha Rama.

(a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›