E Shtunë, 31 Tetor 2026

10 blerjet më të kushtueshme të Google

Të hënën Google deklaroi blerjen e Motorola Mobility, divizioni i projektimit dhe prodhimit të telefonave celular dhe produkteve të tjera elektronike. Blerja do ti lejoj kompanisë të forcoj Android, sistemi operativ i Google për telefonin celulare.

Blerja e Motorola do ti kushtoj Google rreth 12,5 miliard dollar dhe është një prej blerjeve më të shtrenjta të kompanisë. Në dhjet vitet e fundit, Google ka blerë rreth 100 kompani të tjera duke shpenzuar shumë miliona dollar të tjerë. Mashable ka publikuar listën e 10 blerjeve më të kushtueshme të kompanisë:

1. dMarc Brodcasting
U bë pjesë e Google në janar të vitit 2006 me një shpenzim prej 102 milion dollar. Kompania merrej me publicitete në rrjet dhe u shkri në AdSense, divizioni i Google që organizon dhe drejton publicitetin në motorin e vet të kërkimit dhe në miliona faqe të tjera.

2. On2 Technologies
Google e bleu në shkurt të vitit 2010 duke shpenzuar 133 milion dollar. On2 është e specializuar në sistemet e video kompresimit (zvogëlimi i hapësirës që zë duke mbajtur cilësin video). Teknologjia i shërbeu Google për të përmirësuar WebM, një format video të ri.

3. Slide.com
Blerja u bë në gusht të vitit 2010 dhe kushtoi 182 milion dollar. Slide u krijua nga një prej krijuesve të PayPal, faqja për pagesat në rrjet, Max Levchin. Ishte një nga kompanitë që prodhonin më tepër aplikacione për Facebook. Google e bleu për të përmirësuar anën sociale të shërbimeve të tij në rrjet.

4. Admeld
Qershorin e kaluar kompania u ble për 400 milion dollar. Kompania merrej me publicitet në rrjet dhe sistemet për përmirësimin e shfaqjes së tyre ne faqet web.

5. Postini
Në korrik të vitit 2007 kompania u ble për 625 milion dollar. Kompania merrej me sigurinë informatike dhe sistemet e arkivimit në rrjet. Tashmë që është nën shërbimin e Google teknologjitë e saj përdoren për menaxhimin e shërbimeve “Cloud” dhe sistemeve të tjera brenda Gmail.

6. ITA Software
Kompania u ble në korrik të vitit 2010 për 700 milion dollar. Shërbimet e saj ishin të lidhur me monitorimin dhe krijimin e tabelave mbi oraret e mjeteve të transportit, që përdoren nga Google për përmirësimin e rezultateve.

7. AdMob
Në nëntor të vitit 2009, Google bleu kompaninë e specializuar për publicitetet në rrjet në aparatet mobile, duke shpenzuar 750 milion dollar. Teknologjitë e blera shërbyen për përmirësimin e shërbimeve të publicitetit në versionin për celular të Google.

8. YouTube
Në tetor të vitit 2006, Google shpenzoi 1,65 miliard dollar për të pasur kontrollin e faqes që lejon publikimin e videove në rrjet. Kompania sidoqoftë, arriti të mbante një far autonomie dhe punon si një divizion i vecuar i Google. Mesatarisht cdo minutë në faqe publikohen 48 orë video.

9. DoubleClick
Ishte një nga blerjet më të rëndësishme dhe problematike të Google, për të forcuar pranin e tij në publicitetin në rrjet. Kompania shpenzoi 3.1 miliard dollar në prill të vitit 2007 dhe iu desh të përballet me një proces ligjor të gjatë për shkak të ligjeve “antitrust”.

10. Motorola Mobility
U bë e ditur të hënën dhe ishte një prej blerjeve më të kushtueshme të Google: 12,5 miliard dollar.

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›