Lëkurë njeriu antiplumb
Studiuesit kanë arritur të modifikojnë gjenetikisht dhitë për të prodhuar qumësht që përmban të njëjtën proteinë të mëndafshit të merimangës. Proteina nxirret nga qumështi dhe përdoret për prodhimin e materialeve 10 herë më të forta se celiku.
Produkti mund të bashkohet me lëkurën njerëzore, e cila do të jetë e aftë të ndalojë edhe plumbat.
Studiuesja Holandeze Jalila Essaidi, tha se projekti i mëndafshit të merimangës quhet “2,6g 329m/s”, pasi arrin të ndaloj një plumb pushke me atë peshë dhe shpejtësi.
Objektivi i studimit është të zëvendësohet keratina e lëkurës njerëzore me mëndafshin e merimangës.
Mëndafshi është përdorur në betejat e Gengihs Khan, i veshur nga kalorsat e tij ai bllokonte shigjetat, duke qenë se mëndafshi nuk shpohej. Imagjinoni një veshje mëndafshi merimange, e aftë të bllokojë plumbat.
Por studiuesit kanë guxuar më shumë, duke mos ndaluar në krijimin e një veshje antiplumb, por në ndryshimin e lëkurës së njeriut. Duke zvendësuar keratinën, proteina përgjegjëse për fortësinë e lëkurës njerëzore, me proteinën e mëndafshit të merimangës, lëkura e njeriut do arri të ndalojë plumbat.
Ndoshta një ditë do të jemi të gjithë Superman dhe plumbat do të bëjnë rikoshet mbi ne.
(a.h/BalkanWeb)