Prokurorët kërkojnë ndarjen e gjykimit për Mlladiç
HAGE- Prokurorët e Gjykatës së Hagës propozuan ndarjen në dy pjesë të gjykimit kundër Ratko Mlladiçit, për të shpejtuar gjyqin e tij.
Ish-komandanti ushtarak i serbëve të Bosnjës akuzohet për organizim të genocidit kundër tetë mijë burrave dhe djemve myslimanë në Srebrenicë dhe për krime të tjera gjatë luftës së viteve 1992-1995 në Bosnjë.
Prokurorët propozuan të gjykojnë Mlladiç fillimisht për Srebrenicën, ndërsa më pas për akuzat e tjera.
Mlladiç, mohon akuzat dhe deklarohet "shumë i sëmurë".
(s.g/rel/balkanWeb)