10 kile kokaine pranga biznesmenit
Droga e VIP-ave te kryeqytetit vinte nga Holanda. Njeriu kyc nje tregtar tiranas importues ushqimesh
Super-sasia e droges ne kamion me ushqime. Arrestohet miku i biznesmenit dhe nje femer
TIRAN - Kapen 10 kilogram kokaine ne nje kamion trajler te mbushur me ushqime qe vinin nga Holanda ndersa ishin kaluar ne Shqiperi nga Italia nepermjet portit te Durresit. Pese persona u shoqeruan ne ambientet e Drejtorise se Policise se Tiranes ne nje operacion te drejtuar Drejtoria e Antikrimit te Organizuar dhe seksioni i Antidroges ne Policine e Shtetit.
Deri dje ne mbremje vone ishte vendosur arrestimi ne flagrance per dy persona nga Tirana qe dyshohet se ishin pritesit e mallit. Njeri prej tyre eshte biznesmen me aktivitet tregtar ne fushen e import-eksportit te ushqimeve tjetri njihet si mik dhe ortak i tij. Emrat e tyre do zbulohen sot ne nje konference te pritshme per shtyp ne Prokurorine e Krimeve te Renda.
Nderhyrja u realizua nga efektive te Drejtorise Operacionale ne bashkepunim me hetuesit e Antidroges te cilet e kryen ndalimin ne afersi te Unazes se Re prane bllokut te pallateve te Misto Mames. Kokaina u bllokua rreth ores 1700.
Efektivet e njesise se Drejtorise Operacionale ndaluan gjithsej pese persona mes te cileve edhe nje femer. Nderkaq burime te policise shtuan se dyshojne qe ne grupin e personave qe ndodhen ne Tirane dhe qe mund te arrestohen ka edhe persona te huaj.
Hetimi mesohet se ka nisur ne Itali dhe Holande pak muaj me pare dhe me pas eshte transferuar edhe ne Shqiperi per te zbuluar teresisht rrjetin e trafikut te kokaines.
Hetuesit pohojne se kokaina pritej te levizte ashtu sic edhe ndodhi ne itinerarin Holande- Itali- Shqiperi ndersa ende nuk dihet nese ajo ishte pergatitur per tu ricikluar ne tregun e vendeve te Bashkimit Europian apo do te shitej ne Shqiperi.
Gjithsesi nje sasi e tille kokaine per tregun shqiptar duket nje sasi me e madhe nga sa mund te kete nevoje tregu. Gjithsesi kontrollet e banesave dhe kerkimet e policise kane vazhduar edhe gjate nates se mbremshme per te gjetur persona te dyshuar qe mendohet se jane perfshire ne kete linje te trafikut te kokaines.
Policia pas operacionit bllokoi edhe dy autovetura me te cilat mendohet se kane qene duke levizur personat e ndaluar. Nderkaq prokuroret e Krimeve te Renda kane vijuar marrjen ne pyetje te personave per gjate gjithe nates se mbremshme per te mesuar sa me shume detaje ne lidhje me personat e arrestuar lidhjet e tyre dhe elemente te tjere te nevojshem per hetimin.
Te angazhuar per hetimin dhe zbardhjen e kesaj linje te trafikut te droges mbreme kane qene kreret me te larte te Antikrimit te Organizuar ne kryeqytet dhe ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise.