E Shtunë, 31 Tetor 2026

1.2 milione euro Ministria dorejashte

Miratohet ne parim Projektligji Per Artin dhe Kulturen qe i delegon fondet publike per projektet te nje strukture jashte ministrise se Kultures. Opozita veren problematika te renda e quan te hiperkontrolluar strukturen e re


Seanca e trete qe i kushtohet ne pak kohe dhe projektligji Per Artin dhe Kulturen miratohet. Nuk kthehet me per permiresim ne Ministrine e Kultures qe e hartoi.

Por ne fazen e diskutimit nen per nen Komisioni per Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik merr pergjegjesine te korrigjoje ato verejtje qe kane bere ne seancat e fundit grupet e interesit perfaqesues te institucioneve dhe te komuniteteve artistike qe do te jene pjese e ketij zhvillimi po edhe dyshimet qe u ngriten e pyetjet qe iu bene drejtperdrejt ministrit te Kultures Ferdinand Xhaferaj.


Ky i fundit beson se specialistet e tij kane bere nje ligj qe e decentralizon kontrollin e Ministrise se Kultures ne projektet po aq sa e ruan pergjegjesine per politikat kulturore qe duhet te aplikoje Qendra Kombetare e Artit dhe Kultures. Kjo Qender ka per te administruar gjithe financimet mbi nje miliard leke afro 1.2 milione Euro qe Qeveria shqiptare jep per artin dhe kulturen e qe deri ne fund te ketij viti ka per ti administruar MTKRS.


Sepse mendohet qe me pajisjen e akteve nenligjore ne fillim te vitit 2011 te mos jete Ministria ajo qe do te ndaje buxhetin per projektet kulturore por kjo ndarje te behet nga Qendra Kombetare e Artit dhe Kultures.


Tani qe MTKRS ka dale dorejashte ligjit cfare mbetet per tu permiresuar ne ligj dhe sa eshte e mundur kjo


Ja shqetesimet qe shprehen dje deputetet e Komisionit.
Fatmir Toci botues ne profesion tha se libri nje nga sferat e rendesishme te kultures se nje vendi bashke me fjalen kulture e shkruar asnjehere spermendet tek ky projektligj qe dominohet nga fjalet teater dhe festival.


Rajmonda Bulku deputetja e Partise Demokratike ulur perballe tij ia ktheu Ligji per librin eshte me vete dhe jemi lodhur duke folur per librin dhe per te drejten e autorit.
Pergjigje dhe kunderpergjigje. Deputetet e se djathtes mbanin diskutimin ne parim. Ata te se majtes kapnin problematikat e renda duke ilustruar me nene te vecanta.


Komisioni i hartimit specialiste te Ministrise se Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve degjonte. Ata kane kater vjet qe e kane maturuar ligjin qe u nis nga ministri Bujar Leskaj u mbajt ne sirtar nga zevendesi i tij Ylli Pango. Ky pat thene se nuk mund te bente cap pa mbeshtetjen e Ministrive te Financave apo te Ekonomise.


Varet nga vullneti i ministrit kjo pune i pergjigjej me mikrofon fikur nje specialist i Ministrise se Kultures pyetjes kembengulese te deputetit te se majtes Kastriot Islami Si do te zbatohet ky ligj kur nuk ka argumente bindese per mosfunksionim e ligjit paraardhes te cilin po e shfuqizon projektligji Per Artin dhe Kulturen


Problematikat e renda dolen nga Luiza Xhuvani e cila pak ka levizur nga pozicioni kunder pa e justifikuar skepticizmin per njohjen nga brenda te problemeve te artit skenik ne vecanti. Cila eshte arsyeja qe po shfuqizohen ligj pas ligji pyet ajo.


Dhe konstaton projektligji nuk artikulon artet vizuale nuk reformon institucionet ka nje globalizem te ekzagjeruar e vetmja risi eshte Teatri i Komedise ndersa Teatri Kombetar mbetet ne ate ate status te turpshem per vlerat qe perfaqeson.


Edhe nje ujk ne pyll ka nevoje ku te fuse koken thote Xhuvani si aktore deri vone e trupes Kombetare. Ajo i referohet neneve 16-17 te projektligjit per te terhequr vemendjen se aty fromalizohet kontrolli i ministrit te Kultures mbi bordet qe do te administrojne fondet per artin.


Ligji i ri parashikon qe buxheti te kaloje nga ministria ne Qendren Kombetare te Artit dhe Kultures e cila ka nje bord qe propozohet nga titullari i institucionit. Ministri Xhaferaj e cileson nje model i funksionimit deri diku i pavarur i institucioneve te publike te artit dhe kultures.

Xhuvani mendon se bordet duhet te lindin nga grupet e interesit. Per mua eshte e pakuptimte prezenca e nje perfaqesuesi te Ministrise se Kultures si edhe te Ministrise se Financave ne bord.


Ajo sugjeron modelin e Qendres Kombetare te Kinematografise.
Mark Marku deputet i Partise Demokratike ka kerkuar qe ata qe japin argumente te kesaj natyre qe shohin njeheresh te decentralizimi i kultures rrezikun e kontrollit te saj nga politika te verejne qarte se ligji respekton politikberjen ne ndarjen e fondeve publike.


Ky eshte thelbi. shte marre mendimi i 80 per qind te artisteve shqiptare shton Marku. Ligji do te kuptohet me mire po te tejkalohen situatat emocionale.


Fteses se Markut deputeti Marko Bello i pergjigjet se jemi para nje pretendimi te madh flitet per Art dhe Kulture qe ky ligj ska kembe ti mbaje. Sugjeroi qe ligji te kthehet mbrapsht dhe te merret me qetesi permiresimi i tij.


Perballe Bellos rri Ardiana Gjonaj. Ne kete histori asaj i kane bere pershtypje gjykimet e theatrove - e drejtuesve te teatrove ne varesi te bashkive qe bene verejtje nje seance te meparshme.


Te permiresohen nene te vecanta por ta miratojme. Ne fund te fundit Gjonaj mendon se ky ligj nuk lidhet me thelbe politike kultura dhe arti nuk lidhen me nga keto lloj thelbesh. Ta miratojme u intereson te gjitheve.


Kryetarja e Komisionit Valentina Leskaj degjon po edhe veren kush hyn e del shte bere si stacion treni ketu iken njeri vjen tjetri.


Ne krah te kryetares nje anetar shprehet kunder kthimit te ligjit. Edhe po ta kthejme ministria te njejtin do na sjelle prape. Po kontributi yne ku eshte Jemi te afte ta permiresojme.


Ledi Shkreli e refuzon kete diskutim ne parim. Ajo mendon se nje projektligj si ky duhet te jete ne unison me filozofine e punes se nje qeverie. I referohet konkretisht nenit 16 te ligjit.


Si qendrojne bashke ceshtja e decentralizimit dhe autonomise ne parim me nenin 16 i cili thote se QKAK-ja drejtohet nga kryetari i cili emerohet dhe shkarkohet me VKM pas udhezimit te ministrit te MTKRS-se. Kjo nuk ka sens sepse ketu nis centralizimi ose decentralizimi.


Ne buze te tryezes se Komisionit deputeti Genti Strazimiri la me ne fund ne qetesi njeri mbi tjetrin dy telefonat celulare dhe iu drejtua te nderuarve kolege kemi apo skemi nevoje per nje ligj per artin


Atij vete i ben pershtypje se te gjithe aktoret dhe faktoret dhe ketu fliste ne cilesine e artdashesit apo te artndjekesit na falin emocione. Por ajo gogla qe spo zgjidhet dot sipas deputetit Strazimiri jane fondet Sido ta besh ligjin thesi i fondeve eshte po ai. Prandaj ai u beri thirrje kolegeve te nderuar qe te shohin ligjin qe kane perpara dhe jo ate qe do donin te ishte dhe u kthye te telefonat e tij.


Deputeti Islami i fundit qe beri rezistence si kurioz ne kete Komision shtroi prape nje pyetje Perse su ngrit ajo Qender Kombetare qe parashikohej ne ligjin e meparshem dhe perse mendohet se kjo qendra tjeter do te ngrihet Ligji eshte po ai.


Mimoza Sofroni drejtoreshe e Artit dhe Kultures ne MKTRS tha per te mijten here se institucionet e kultures ishin akoma me Vendimet e Keshillit te Ministrave 150 dhe 309-te te vitit 1993.


Duke ditur se arti dhe kultura jane shume te gjera ne fushat e tyre u detyruam ta rishikojme ligjin por ne thelb kemi mbajtur ligjin anglosakson te teatrit. shte ngritur grupi i punes nga administrata e ministrise dhe eshte konsultuar tri here me afro 40 artiste. Normalisht komuniteti i artisteve eshte i pafund.


Pa bere ndonje lidhje me pergjigjen Islami shtoi Kete radhe jeni ju ne maxhorance. Radhes tjeter do..
...jemi prape ne shtoi krahu i djathte ne nje ze.

Te rejat e projektligjit

Krijohet Qendra Kombetare te Artit dhe Kultures.

Krijohen Teatri Kombetar i Komedise dhe Cirku Kombetar.

Pushteti vendor jep 30 te buxhetit te kultures per mbeshtetjen e teatrove.

Subvencionim nga fondi buxhetor i kompanive private te artit.

Fondet per projektet artistike nuk i nenshtrohen legjislacionit per prokurimin publik.


Kane thene per projektligjin ne Kuvend

Kico Londo Teatri i Metropolit


Historia e legjislacionit te artit skenik ne 20 vitet e fundit ka nje parabole te cuditshme. Ka nje vendim te Keshillit te Ministrave te vitit 1993 me te cilin te gjitha institucionet vazhdojne te punojne. shte bere nje ligj ne vitin 2000 i cili deshtoi. shte bere edhe nje ligj ne vitin 2006 i cili gjithashtu deshtoi. Me kete ligj shteti po stimulon ngritjen ne nivelin kombetar te cdo lloj vlere te dyshimte. Ky eshte masonizem komunist.


Zhani Ciko Teatri i Operes dhe Baletit


Ne rast se Kuvendi do ta miratoje kete ligj do te beje hapin e pare cilesor me kete ky ligj qe nje pjese e buxhetit te pushtetit lokal te kaloje ne funksion te institucioneve artistike. Kjo eshte reforma per mua. Kjo eshte gje e madhe qe do te lejoje qe edhe nje komune te jape dicka per kulturen per angazhimin e njerezve. Kjo eshte pika e re eshte ideja e re qe sjell ky ligj.


Kristaq Skrami Teatri Kombetar


Per bordin e Qendres Kombetare te Artit dhe Kultures ne mendojme te ndahet ne disa departamente. Pra te mos jete i njejti bord qe diskuton edhe per artin pamor edhe per librin edhe per muziken etj. sepse mund te ndodhe qe kryetari i bordit mund te jete aktor ose regjisor dhe pjesen me te madhe te fondit 70 i kalon te teatri. Ndarja e buxheteve te jete kompetence e politikave kombetare te Ministrise se Kultures.


Arben Kumbaro regjisor


Deri tani kemi pare tmerr. Kemi pare qe emerohen aktore nga ministra dhe nga Kryeministri... Beni nje ligj nga sot e tutje preje me thike mos merr njeri pa audicion dhe pa kontrate artistike jo me urdher politik. Kjo histori duhet te marre fund. Ju lutem reflektoni thelle per kete ligj dhe mos e kaloni sepse do te kete reperkusione te renda ne menaxhimin e atyre pak parave qe ka kultura shqiptare


Ndricim Xhepa aktor


Ky ligj qe i takon artit nuk dua te shihet me ngjyrat e flladit kuq e blu ngjyra partiake se eshte turp. Iken 20 vjet... Une kam pershtypjen se ky ligj kerkon te mos nxitohet as ministri as komisioni parlamentar sic eshte bere ne vite. Ministri perkates te mbledhe nje bord njerezish qe merren me artin dhe jo me burokrate qe sot i bie te jene te njeres parti dhe neser te nje tjetre. Nuk ndertohet ligji i teatrit me njerez te burokracise.


Mark Marku deputet


Gjeja me e mire qe eshte arritur me kete ligj eshte kjo per here te pare me nje ligj ministria behet nje institucion politikberes dhe krijon struktura te tilla qe merren me shperndarjen e fondeve. Kjo ka qene nje kerkese e perhershme e komunitetit te artisteve dhe ne pergjithesi ka qene nje nga problemet e politikave kulturore ne Shqiperi. Krijimi i Qendres Kombetare te Artit mendoj se e zgjidh kete problem.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›