E Diel, 1 Nëntor 2026

Bulqize te falesh ne xhamine e sekuestruar...

shte ora 1130. Bardhyli nje i ri tek te 28-at hyn ne xhamine qe ka frekuentuar prej me se nje dekade heq kepucet kalon me kujdes ne sixhadete e shtruara per faljen e dites dhe me pastaj kryen te gjitha ritet e faljes i pashqetesuar edhe nga prezenca e nje gazetari. Kete pune e ben pese here ne dite.


Jane tre anetare ne familjen e tij te cilet jetojne me nje perkrahje sociale por shtepine e Allahut ai nuk e harron.


Ndersa e pyesim se di gje qe ky objekt eshte ne sekuester nga organet pergjegjese te shtetit shqiptar ai te pergjigjet me nje mohore te kokes duke te lene te kuptosh se pak i intereson kjo gje mjafton qe ai te falet ketu sipas vullnetit te vet.


Me pas vjen dhe nje tjeter banor nga lagjia matane dhe nje tjeter e me radhe kur sapo eshte degjuar thirrja nga minareja. E nderkohe xhamati i radhes eshte nje djalosh i beshem por ndryshe nga dy te paret leshrat i ka te leshuara perreth mjekres deri poshte cehrja qe larg i duket me e serte se dy te paret e paqte pasi te sheh venger pse ti vjen e i ngacmon ne vendin e faljes me pyetje bezdisese e shkrepje aparati.


Natyrisht nga fjalet e degjuara neper qytet na duhet te rrime urte edhe pse myftiu na ka qetesuar se fakti i te forteve tek xhamia eshte thjesht nje legjende urbane.


Por....ku i dihet Ne ate ore kur nga altoparlantet e minarese vazhdojne te dalin tingujt karakteristike rruges qe lidh dy lagjet shihen gjithnje e me shume makina te shtrenjta ne nje qytet kaq te varfer dikush na e ka thene me bindje se shetitjet e X5 apo te tjera te prodhimit te fundit mund te mbajne brenda dhe trima te armatosur...


Nuk eshte madje i sigurt fort dhe vete kryetari i bashkise kur ndonje syresh qe i shkon per ndonje problem te vetin ne zyre duhet pare nga anash brinjeve per ndonje send te forte...


Sidoqofte e ngulisim ne koke thjesht si legjende urbane teksa bisedojme shtruar dhe hapur me myftiun e Bulqizes Sejdin Strazimiri qe duket tejet i komunikueshem meziprites per gazetaret ne nje rast te tille orator dhe bindes ne mendimet e veta duke theksuar se kjo sekuester eshte krejt e pakuptimte dhe antiligjore duke shenjuar faktin se eshte i vetmi objekt kulti ne bote i sekuestruar e jo vetem ne Shqiperi.


Shekullin qe e ka blere qe heret ne mengjes e mban para ndersa ne kompjuterin e tij nxjerr nje liste me asete te ndryshme te personave dhe fondacioneve qe rezultojne ne listen e zeze te Organizates se Kombeve te Bashkuara dhe SHBA-se si financues te terrorizmit e qe sipas tij nuk rezulton ajo qe e ka financuar kete xhami apo investimet e tjera qe perfshijne kete kompleks Taibah International.
Biseda...


Objekti ku jeni sot zoti Strazimiri figuron i sekuestruar ndersa ju punoni ende ketu. Duket si paradoks...


Nuk eshte se ka dicka te re sot. Kjo gje ka ndodhur prej vitesh por eshte vendim i kunderligjshem. Ne i jemi drejtuar Ministrise se Financave qe me vendimin e pare e me pastaj dhe ata na kane thene se duhet te ndjekim rruget e gjyqesorit. Mendoj se jane shkallet e gjyqesorit qe vendosin perfundimisht gje qe po e bejme por etiketimet ndaj ketij institucioni religjioz dhe bamiresie jane krejt te padrejta.

Si mund te jete i padrejte kur financues i ketij objekti eshte pikerisht nje nga personat e shenuar ne listen e zeze te OKB si financues i terrorizmit


Nuk eshte aspak e vertete kjo. Madje Taibah International kur ketu po perflitet si financues i terrorizmit po funksionon aktualisht ne Amerike.


Mund te na thoni si lidhet historia e Taibah me xhamine e Bulqizes


Ne perputhje me ligjet e shtetit shqiptar ajo kontriboi ne financimin e xhamise dhe te objekteve shoqeruese qe shihni duke e kthyer ne institucion edukimi bamiresie dhe aftesimi profesional per mijera banore te qytetit dhe te rrethit.


Jane bere disa kurse ketu per vite te tera si per gjuhe te huaj kompjuter rrobaqepesi rreth 2000 rrobaqepes jane pergatitur ketu per elektronike formim dhe edukim fetar jane bere kurse ndihmese per maturante ne lende te veshtira si matematike e fizike etj te gjitha falas. Nga ana tjeter jane trajtuar me ndihma e pensione mbi 500 jetime te zones se Bulqizes cdo vit me nga 25 dollare secili.

Thuhet se ky vend u shnderrua ne institucion te edukimit radikal nga forca te caktuara duke e shfrytezuar kete krahine si nga me te vobegtat e Shqiperise


Nuk eshte aspak e vertete. Ketu jane edukuar e pergatitur sherbyes te xhamise si per kete ne qender dhe te xhamive te tjera qe ne kemi ne rrethin e Bulqizes. Jane mbi 9 grupe me rreth 220 imame qe sherbejne gjithandej dhe ata nuk mund te etiketohen si terroriste. Gjithcka thuhet nuk jane tjeter vecse trillime te amplifikuara nga media dhe te paprovuara nga asnje organ gjyqesor.


Ju e mendoni amplifikim faktin se prej ketu u debuan persona non grata nga vendet arabe qe ne njefare menyre thuhej se ishin udheheqja shpirterore e ketij institucioni dhe e te rinjve radikale qe dyshohej se po pergatiteshin per qellime terroriste


Jane vetem shpifje te uleta qe na jane bere nga qarqe te caktuara qe paten dhe ndikim dhe ne nje rast te mevonshem ne do ti themi hapur pasi po bejme pergatitjen ligjore per ate cfare eshte bere ndaj ketij objekti kulti.


Por dua te them se nje nga personat qe u debua cuditerisht me motivacion absurd ishte shpallur qytetar nderi ketu per kontributin qe dha ne zbutjen e varferise dhe ceshtjeve sociale ndersa te tre personat e debuar nga Shqiperia punojne ne pozicione te nderuara sot si ne universitete te botes dhe nuk rezultojne askund te shpallur te fajshem nga gjykatat si ketu dhe jashte vendit.


Si qendron puna e Taibah clidhje ka ajo me keto ndertesa


Tashme keto ndertesa qe figurojne te sekuestruara ne menyre arbitrare nuk jane te Taibah. Ajo e ka mbyllur veprimtarine e saj sipas ligjeve te shtetit shqiptar me vendim gjykate ndersa keto pasuri ia ka dhuruar Komitetit Mysliman Shqiptar i cili na i ka lene ne admistrim ne si myftini. Dhe ne i kemi me akt noterail por jo me hipoteke.


Pse ndodhi sekuestro ne keto kushte si ne 2004 por dhe ne vitin 2007


Ngaqe ne u treguam te vonuar me shkresat dhe vetem kjo qendron. Pasi duhet te dime se vendimi i sekuestros nuk eshte cilesuar i drejte as nga Prokuroria. Ajo e ka kthyer ate per mungese provash.


Ne e themi me bindje nese drejtesia shqiptare provon se Taibah ka financuar terrorizmin le ti marrin keto prona por sic ua thashe ajo funksionon sot dhe ne Amerike zemra e luftes kunder terrorizmit. Dua tju sqaroj se nuk eshte ne listen e zeze dega e saj ne Shqiperi por nje tjeter ne Bosnje.


Po nese nuk provohet kjo nga gjyqesori shqiptar


Atehere pos demit moral duhet te na kthehet gjithcka kemi humbur shpenzimet e me radhe.


Nga kush financohet tani JETA


Financohet nga MIRSIA me qender ne Tirane dhe ne mundohemi te ndikojme serish ne jeten sociale te ketij rajoni me aq mundesi sa kemi. Serish kemi kurse katermujore ndihma per jetimet etj. Mbajtem per disa kohe per familjet qe iu shemb pallati dhe ende kemi detyrime kontraktuale te papaguara.


A jane te kontrolluara keto ndihma pasi ka zera se prej ketu jane paguar persona nen dore per te ushtruar presion


Gjithcka ketu eshte e kontrollueshme. Ne bejme cdo veprim me banke edhe jetimet i marrin ndihmat qe u adresojme permes bankes. Ne jemi te njellojte per te gjithe besimtaret tane dhe respektojme te tjeret.


Thuhet se grupet tuaja radikale kane nxitur sherret me teqet e bektashinjve cila eshte e verteta


Nuk eshte aspak e vertete kemi pasur nje rast te nje semuri mendor qe ka djegur ca peshqire por jo rast te organizuar dhe kete e kemi te provuar nga organi i hetimit. Ne kemi dhe arsyetime shkresore te organeve vendore qe nuk kemi qene dhe nuk jemi nxites te asnje konflikti sic akuzohemi pa te drejte.


Sa xhami funksionojne ne rrethin e Bulqizes dhe a do te kete nje xhami te re ketu


Jane 17 xhami nga keto 12 funksionale dhe 5 prej tyre te vjetra qe duam ti rikonstruktojme. Madje i kemi kerkuar Komitetit Mysliman Shqiptar financime edhe per nje xhami te re ketu ne Bulqize pasi per dite faljesh sidomos te premtesh besimtaret tane nuk i ze vendi ketu dhe shpresojme se dicka e tille do te realizohet.


Opinion bulqizak


Pergjithesisht nuk eshte se ndihet se cfare behet tek objekti qe eshte nen sekuester ata te besimit mysliman shkojne dhe bejne faljet e tyre ne xhamine e tyre ndersa ata te besimit bektashinj shkojne neper teqe. Nen ze banore te ndryshem e shprehin pakenaqesine qe kane ndaj nje krahu radikal dhe kete me shume e lidhin me problemet qe u kane sjelle disa teqeve.


Njeri prej tyre e shpjegon si me luften politike per te pasur sa me shume perkrahes dhe jo me ndonje dukuri tjeter e per kete perdoret dhe krahu i forces. Politikanet lokale tregohen te kujdesshem ne pronocimet e tyre qofte majtas apo dhjathtas por ne komentet e tyre duket se ka dicka qe nuk shkon ne gjithe kete histori dhe mjegulla duhet daravitur per gjithe opinionin bulqizak.


Edhe kryebashkiaki i Bulqizes Roland Keta evidenton kontributin qe eshte dhene ne qytetin e tij nga ky institucion fetar per zbutjen e problemeve te theksuara sociale.


Ata na u gjenden sidomos me familjet qe mbeten jashte deri sa ne pergatitem ambient tjeter. Ai e thekson faktin se objekti eshte nen sekuester dhe se per kete duhen zbatuar ligjet e shtetit shqiptar ndersa rrefen se ne punen si drejtues i bashkise ka bere kujdes harmonine ne mes perkatesive fetare si mysliman apo bektashinj.


Madje dy perfaqesues te ketyre komuniteteve punojne ne bashkine qe ai drejton. Pyetjes nese ka konflikte te heshtura apo gjeneruese ne akte dhune ndaj objekteve te kultit te ndersjelleta ai thote se duhet bere shume kujdes dhe kete vazhdimisht e kane ne vemendje si bashkia dhe keshilli i bashkise.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›