E Diel, 1 Nëntor 2026

10 milionë euro për dasmat shqiptare në Maqedoni

Kthimi i mërgimtarëve për pushime si gjithmonë ka ngjallur ekonominë në Tetovë. Edhe kësaj vere në Tetovë erdhën shumë mërgimtarë për tu çmallur me prindërit, farefisin, pastaj për syneti, fejesa dhe për dasma, që do të ndodhin këtë verë. Pronarët e lokaleve thonë se kriza globale ka prekur buxhetin familjar të mërgimtarëve, por, megjithatë, nuk dyshojnë që këta muaj mërgimtarët do të hedhin shumë para për organizimin e solemniteteve familjare.

Ne mezi që presim sezonin e verës ku mërgimtarët kthehen në vendlindje, organizojnë dasmat e tyre të shtrenjta që natyrisht sjellin përfitime në fushën e afarizmit, thotë Bukurije Selmani, pronare e një butiku për fustane nusërie.

Në faturën e një martese përfshihen veshja e nuses dhe e dhëndrit me të gjitha pajisjet e mundshme, salloni i dasmës ku do të zhvillohet martesa, paja e nusërisë, duke përfshirë këtu edhe sasi të konsiderueshme ari, shërbimi fotografik, xhirimet, muzika, duke mos harruar edhe muajin e mjaltit. /KD/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›