E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbët të zhgënjyer me koncertin e Amy Winehouse

Fituesja e çmimit Grammy, këngëtarja britanike, Amy Winehouse, është fishkëllyer në Beograd, mbrëmjen e së shtunës derisa fansat kanë protestuar për vonesën në nisjen e koncertit për rreth një orë dhe largimin e papritur të saj nga skena.

Winehouse së fundi ka qenë e regjistruar në një qendër rehabilitimi. Mediat lokale serbe kanë raportuar për një audiencë prej 20 mijë vetave, shumica e të cilëve u zemëruan nga paraqitja e dobët e saj dhe çmimin shumë të lartë të biletës, ndërsa jo pak prej tyre u larguan para se koncerti të përfundoj, shkruan REL.

Adhuruesit e saj kanë paguar rreth 57 dollarë për një biletë, ndërsa rroga mesatare në Serbi është 428 dollarë në muaj.

Koncerti i cili u mbajt në një fortesë të shekullit të gjashtë në Boegrad, ka qenë paraqitja e parë e Winehouse në kuadër të turit të saj evropian.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›