E Diel, 1 Nëntor 2026

Vallë anarkia ku do ta shpjerë vendin?

Nga Faik Konica  

faik konicaNë një artikull, të botuar, kur mësuam se ra Guverna e Pandeli Vangjelit, i këshilloja Parlamentit të ftojë Fan Nolin në krye të kabinetit të ri. Dhe shumë njerës, këtu nAmerikë,si matanë tujit, ishin të bashkuar natë mendim. Po pak ditë pastaj ngjau një gjë e papritur: Korça, kurdoherë e patrembur, përzuri Jakovin edhe thirri në vent të tij Fan Nolin, i cili hyri në mes të entusiazmës popullore dhe meshoi në Shën Gjergj. Atëhere sicilido ndryshojë mendimin që pati, edhe tha se puna e do që paskataj Fan Noli të heqë dorë nga politika dhe të rrijë në Korçë, ku me diturinë dhe talentin e tij, do të bëhet për pak kohë jo vetëm kryetari fetar i njohur i gjithë orthodoksëve shqiptarë, po ndofta edhe njeriu më i besuar, më i pyetur dhe më i dëgjuar i tërë Shqipërisë.
Për fat të zi, era e politikës fryjti ndryshe; dhe pak ditë më vonë na erdhi e reja se Fan Noli u bë Ministër i Punëve të jashtme. Që të thomi të drejtën, kjo candë sna gëzoj tepër : kemi frikë që rasti, për të themeluar në Korçë një fortesë morale dhe qytetëronjëse, mos humbi për  shumë kohë; pastaj, në qoftë se e donte puna që të kthehej në politikë, dëshirojim që hyrja e Fan Nolit në Guvernë tish në kondita të tjera.
Po si do qoftë, kishim shpresë se Fan Noli, bir dhe udhëheqës i Vatrës e i shqiptarëve të Amerikës, do të mundohej të vente në punë ca nga idealet që kemi ushqyer për Shqipërinë më kët anë tujit;-edhe dojim, në një artikull nën emrinFan Noli dhe Vatra, ti përmendim detyrën morale që e lidh dhe e shtërngon të punojë për ato ideale, pa vënë re pallavrat e errëta që hedhin ca student t Universitetit Latour e tAkademisë Bussi, për të cilët, kurdoherë, koha e qytetërimitnuk arriu edhe, po koha e plaçkitjes arriu dhe duhet të mbetet. Skam ndonjë dyshim që Fan Noli, në poezitë e reja të tij, sdo të kish harruar asnjë nga idealet e shkuara dhe do tnderonte përsëri veten e tij dhe VATRËN që e përkrahu dhe gjithnjë do ta përkrahë.
Po për fat të keq , në moving picture (apo më mirë moving tragedy) të Shqipërisë, filmi i fundit na tregon ca lodra të rrezikshme që slënë më vënt për fjalë programi dhe reformash, po bërtasin për një shpëtim të shpejtmë të Shtetit, i cili u trondit dhe është në të gremisur  e sipër.
Shqiptarët kishin zakon të thoshin se shpëtimin dhe përparimin e Shtetit e ndalojnë tre veta: Esadi (Toptani), Bib Doda, Ismail Qemali. Njëri nga këta vdiq, dy u vranë. Që të tre u çduknë. Po në vënt të tyre duallnë një duzinë tiranë dhe intriganë të tjerë. Qetësia dhe shtrimi sbëjtin as një çap në Shqipëri. Për kundrë, turbullimet u shtuan.Se më parë kish një ballancë të tiranisë në Shqipëri:despotizma e Esadit në mes, intrigat e Bib Dodës në Veri, gënjeshtrat e Ismail Qemali në Jug, rëndonin njëra  kundër tjetrës.Kur shkuan Bib Doda me Ismail Qemalin, duallnë nato vënde një grup tiranësh dhe vagabondësh të cilët menjëherë ballancuan tiranin e Esadit.
Si u çduk Esadi, ballanca u prish me njëherë: U sulnë në shesh një tokicë aventurierësh, të dehur me ambicje, të ndezur nga etja e pasurisë, të tërbuar nga lakmia e fuqisë dhe i arit, të cilëve nuk u vë nonjë fre as ndërgjegja e tyre e pazhvilluar, as kodi, për ta i panjohur, i nderit, as ideali i një qytetarie të lartë e i një atdhesie të hollë, ku su arrin kurrë mendja. Këta aventurierë të përgjakur i ruante deri dje frika e Esadit:I vdekur Esadi, ska më asnjë pengim, dhe nisi mes tyre një luftë e ashpër për diktaturë dhe fuqi.Sicilido nga ata është kandidat për vendin e Esadit.
Ngjarjet e sotme tregojnë sheshit gabimet e atyre filozofëve kafeneshë që kujtojinë se shpëtimi i Shqipërisë varet nga vrasja e dy apo tre vetëve. U vranë, po puna s;ndryshoi as pak.Dhe po të dalin nesër  disa patriotë katilë, që ti qërojnë tiranët zëvendës të Esadit, vepra kriminale idealiste e tyre do të vejë prapë e humbur. Se këtu ske të bësh me ca njerës të veçuar, ke të bësh me një pemë që e pjell Dheu i Shqipërisë. Dhjetë të qëruar, një mijë të tjerë të lindur!
Fati më i rrezikshëm dhe që çfaq në çhall ndodhet vendi, është se oficerët, nëpunësit, mësonjësit gjithë veglat e Shtetit, marrin pjesë në trazimet politike:dhe me trembje, me dezertim, me strajk, duhet të bëhet e tyrja.
Lakmimi i cave e shpuri Shqipërinë në Anarqi. Vallë anarqia ku do ta shpjerë vendin? Në ndarje, apo në një mandate të huaj? Fan Noli do ti bënte shërbimin më të madh Shqipërisë, sikur t ëish i zoti të klliste pakë frymë regulle, drejtësie dhe bindjeje në mes tasaj turme të dehur e cila vë në rrezik një popull të pafajshëm, të shënuar nga dora e fatit për një vdekje tafërme dhe të turpshme.

*Botuar në revistën Dielli, 14 Janar 1922  

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›