10 vite luftë, SHBA bisedime me talebanët për armëpushim
SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet që të hapin bisedime të drejtëpërdrejta për paqen me talebanët, bënë të ditur zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë. Takimi i parë pritet të realizohet brenda pak ditëve në kryeqytetin e Katarit, Doha, ku talibanët dëshirojnë që të hapin zyrën e tyre.
Presidenti i Afganistanit Hamid Karzai bëri të ditur se qeveria e tij pritet të dërgojë një delegacion në Katar për të marrë pjesë në këto bisedime. Njoftimi erdhi pikërisht ditën kur NATO dorëzoi përgjegjësinë për sigurinë tek forcat afgane.
Zyrtarët amerikanë bënë të ditur se shkëmbimi i të burgosurve do të jetë një prej temave në tryezën e diskutimeve me talebanët, por javët e para të diskutimeve do të shfrytëzohen për të kuptuar më mirë axhendat e njëri-tjetrit. Sidoqoftë bisedimet do të zhvillohen me kushtin që talibanët të heqin dorë nga dhuna, të ndërpresin marrëdhëniet me Al-Kaedën dhe të respektojnë Kushtetutën Afgane, duke përfshirë të drejtat e grave dhe minoriteteve. Zyrtarët amerikanë thonë se ky është hapi i parë në një rrugë shumë të gjatë, duke shtuar se nuk ka asnjë garanci për sukses.
(e.m/e.kaçorri/BalkanWeb)