E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Drejtori i spitalit në Librazhd, presion punonjësve për të fotografuar votën

LIBRAZHD- Kreu i PS-së së Librazhdit depoziton kallëzim penal ndaj Drejtorit te Spitalit të këtij qyteti, Liman Mënalla.

Gjatë një konference për shtyp mesditën e të martës kreu i PS të Librazhdit Kastriot Gurra ka denoncuar dhunën që po ushtrohet ndaj punonjësve të administratës shtetërore për të fotografuar votën e tyre në 23 Qershor 2013

Sipas kreut të PS-së në Librqazh, drejtori i spitalit bashkiak të këtij qyteti, Liman Mënalla dhe kryeinfermierja Elisabeta Ziko, janë kallëzuar penalisht në prokurori gjatë ditës së martë.Ata akuzohen për ushtrim presioni ndaj punonjësve të spitalit, që të votojnë për PD-në.

Sipas denoncimit, ata kanë kërkuar nga personeli që të fotografojnë votën e tyre, në mënyrë që të shohin nëse kanë votuar për PD-në. Gjithashtu, ata akuzohen se kanë tentuar që të mbledhin edhe kartat e identitetit të punonjësve të spitalit.

Drejtuesi i spitalit bashkiak të Librazhdit Liman Mënalla erdhi në këtë detyrë pas largimit të përfaqësuesit të LSI kohë kur kjo forcë politike u largua nga koalicioni qeverisës .

(e.m/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›