Irak, mbi 30 të vrarë nga sulmi në xhami
IRAK- Dy kamikazë kanë kryer një sulm të koordinuar ndaj një xhamie shiite në Bagdad, duke vrarë së paku 31 persona.
Zyrtarët irakianë, ashtu si edhe burimet spitalore, kanë konfirmuar numrin e të vrarëve dhe kanë thënë se mbi 50 persona të tjerë janë plagosur.
Sulmi ka ndodhur gjatë faljes së mesditës. Përgjegjësinë për të nuk e ka marrë ende asnjë grup.
Iraku është përfshirë nga një valë në rritje e sulmeve. Muajin e kaluar janë vrarë mbi 1,000 persona.
(m.a/rel/BalkanWeb)