10 vjet Sheraton Tirana, festë madhështore me miqtë e partnerët
Hotel Sheratoni, vendi ku jane firmosur marreveshje te rendesishme, ku jane leshuar deklarata te forta politike qe mund te kene ndryshuar dhe historine e vendit tone, ka mbledhur miqte e tij ne nje feste. Një feste ditelindjeje, larg politikes dhe diplomacisë, por mes entuziazmit, dashurise dhe gezimit per ditelindjen e 10-te te Hotel Sheraton Tirana.
Ambasadore te akredituar ne vendin tone, diplomate, biznesmene vendas dhe te huaj, perfaqesues te medias ata qe jane prej 10 vitesh miqte e ketij hoteli te mrekullueshem nuk kishin se si ti mungonin kesaj feste.
Roxher Cerobini, menaxher i Sheraton Tiranes, ka mbajtur nje fjale te shkurter permes te ciles ka deshiruar ti falendorje te gjithe miqte, por edhe stafin e hotelit nderkombetar.
Te pranishmit kane treguar per Ora Neës perse zgjedhin kete hotel per te gjitha aktivitetet e tyre, apo dhe thjesht per te shijuar nje kafe dhe pse i qendrojne besnik atij prej 10 vitesh.
Drejtuesit e markes, nje prej markave me te njohura ne bote per hotelerine, kishin organizuar nje feste ku nuk mungonte asgje. Ndersa sfondi i saj ishte muzika shqiptare.
Festes nuk i munguan as çmimet, 4 udhetime jashte vendit per fituesit.