Hapet Dhoma e Tregtisë së Kinës, Rama: Qeveria do hapë dyert e nevojshme për investitorët
Biznesi shqiptar dhe ai kinez tani do të kenë një institucion të përbashkët që do t’i shërbejë rritjes së bashkëpunimit mes dy palëve.
Mbrëmjen e sotme në Tiranë është inaguruar Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri- Kinë, në një ceremoni ku morën pjesë kryeministri Edi Rama, Ambasadori kinez në vendin tonë Ye Hao, zyrtarë e Ministra të tjerë të lartë. Kreu i qeverisë theksoi vendosmërinë e qeverisë së tij për të krijuar të gjitha hapësirat e nevojshme për investitorët e huaj në Shqipëri.
Dhoma e Tregtisë Kinë-Shqipëri do të jetë një pikëtakimi shumë e vlefshme për protagonistët e zhvillimit të vendit, dhe një pikë takimi mes investitorëve dhe qeverisë sonë për të bërë gjithçka kemi në dorë që rrugëtimi i tyre në Shqipëri të jetë sa më i lehtë dhe nga ky rrugëtim të përfitojnë qytetarët dhe ekonomia e këtij venditha ai.
Kryeministri Rama më tej përshëndeti nismëtarët dhe realizuesit e projektit.
Përshëndes ambasadorin e Kinës për ngulmimin e tij për realizimin e këtij projekti dhe përkushtimin dhe gatishmërinë që ai tregon për të fuqizuar marrëdhëniet tona. I uroj çdo të mirë të gjithë nismëtarëve dhe realizuesve të këtij projekti, i uroj sukses kësaj dhome tregtie të shumëpritur në mjedisin e ekonomisë shqiptare-përfundoi Rama.
Ndërkaq Ambasadori kinez shprehu bindjen se Dhoma e Tregtisë do të shndërrohet në një urë lidhëse për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve dhe për thithjen e sa më shumë investimeve në S