“Në tempull” rinis në RTSH

Edhe këtë sezon të ri televizov, çdo të shtunë në orë 18:00 në ekranin e RadioTelevizionit Shqiptar, do të transmetohet emisioni i ideuar dhe moderuar nga Anisa Ymeri, “Në tempull” .
Në emisionin e parë ishte e ftuar sopranoja me famë botërore, Ermonela Jaho. Ajo përcolli te çdo shikues detaje nga jeta e saj personale e profesionale.
Edhe në këtë sezon, “Në tempull” do të pasqyrojë tema të rëndësishme të trashëgimisë me personazhe që kanë peshë në kulturën kombëtare shqiptare.
“Në tempull” vjen çdo javë në valët e RTSH-së, në kanalin e parë që prej vitit 2017.
Gazetare Flutura Tota
/ rtsh.al /