Kasparof do lexohet shqip, mjeshtri i shahut prezanton në Tiranë librin e tij

Kampioni i Botës në shah dhe aktivisti politik, Garri Kasparof ( Garry Kasparov ) vjen për lexuesin shqiptar me librin e tij “Jeta si një lojë shahu” të përkthyer nga Eduard Shalsi dhe që u prezantua këtë të premte në Tiranë.
Askush më mirë se Mjeshtri i Madh, Garri Kasparof nuk e kupton ngjashmërinë mes strategjive të lojës së shahut dhe zotërimit të aftësive për t’i bërë ballë sfidave të jetës pavarësisht konkurrencës së fortë. Duket se ky është dhe thelbi i librit të tij i quajtur “ Jeta si një lojë shahu”, i cili vjen në shqip përmes përkthimit të Eduard Shalsit dhe që u prezantua të premten në Tiranë.
“Unë nuk jam magjistar! Është thjesht një libër, një libër i vetes!” tha ai para një auditori të zgjedhur, mes të cilëve edhe politikanë.
Jeta e Garri Kasparof, mund të ndahet në dy pjesëm, si kampion i shahut, dhe si e një aktivisti politik.
Edhe në kryeqytetin shqiptar Kasparof deklaroi se mënyra e vetme për t’i dhënë fund luftës është rrëzimi i regjimit të Putinit përmes kolapsit të ekonomisë ruse dhe humbjes në Ukrainë.
Gazetare Jonela Sagajeva
/ rtsh /