E Hënë, 2 Nëntor 2026

10 vjet nga Procesi i Berlinit, kancelari Scholz mbledh liderët e Ballkanit, diskutohen disa marrëveshje

Një plan të ri veprimi për tregun e përbashkët rajonal dhe një marrëveshje për aksesin në mundësitë e studimit, e cila do të zgjerojë mobilitetin e studentëve.

Këto janë dy marrëveshjet kyçe të synuara të samitit të sotëm të Procesit të Berlinit të organizuar nga kancelari gjerman Olaf Scholz.

Kryetarët e shteteve dhe qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor përfshirë kryeministrin Edi Rama, si dhe ministrat e Jashtëm dhe të Ekonomisë janë bërë bashkë në 10-vjetorin e themelimit të kësaj nisme.

Procesi i Berlinit, i cili u shpall dhjetë vite më parë, ka për qëllim mbështetjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian dhe promovimin e iniciativave rajonale.

Kancelari Scholz theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi për të përballuar sfidat ekonomike dhe sociale.

Nga gjashtë shtetet e rajonit, vetëm Kosova nuk është kandidate zyrtare për anëtarësim në BE.

Procesi i Berlinit nuk e ka një strukturë fikse, pra nuk e ka një mekanizëm qendror koordinues dhe takimet mbahen në vende të ndryshme./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›