10 vota
Shqiperia i dha fund dje nje procesi rraskapites numerimi per kreun e Bashkise se Tiranes ne nje gare te pashembullt ne historine e Shqiperise e cila nuk perfaqeson fatkeqesisht percaktimin e trupes votuese te kryeqytetit.
Edi Rama arriti te ishte fituesi i gares duke marre rreth 15 mije vota me shume se sa ka marre ne zgjedhjet e meparshme ndersa perballe tij Aleanca Basha- Meta- Idrizi -Milloshi me nje trupe votuese te prodhuar enkas per kete gare nuk arriten ta prekin fitoren.
Po cila ishte vlera e kesaj gare dhe e kesaj fitore te ngushte edhe per shkak te trupes se prodhuar elektorale
Se pari duhet te themi me plot gojen se kjo eshte beteja qe ka bere lider te opozites dhe kandidat per kryeminister te Shqiperise Edi Ramen. Shqiperia ka mbajtur dje frymen gjithe diten per rezultatin e ndare pertej ndarjes artificiale te Tiranes. Qytetaret qe kishin votuar opoziten nga Konsipoli ne Velipoje kane dale rrugeve te festojne fitoren e tij duke u lidhur per here te pare shpirterisht me fatin e liderit te tyre.
Per me teper kjo histori behej pasionante per shkak te suksesit te gjithe kandidateve te opozites dhe ngercit qe iu krijua liderit te opozites nga kurthi me i pashembullt ne historine e politikes se ketij vendi qe i eshte ngritur nje kryetari opozite. I vetem dhe ne nje beteje politike te mbivendosur mbi betejen per Tiranen Edi Rama arriti te munde me nje beteje Sali Berishen Fatos Nanon Ilir Meten Lulezim Bashen Hysni Milloshin Shpetim Idrizin Kastriot Islamin dhe pse jo ndonje tjeter brenda partise se tij qe duhet te jete ndjere i deshperuar nga fundi i kesaj gare.
Se dyti kjo gare vlen per Sali Berishen. Ai beri ne kete gare nje eksperiment te rrezikshem. Fabrikoi nje kandidat duke i vene atij ne dispozicion gjithe makinerine shteterore te manipulimit dhe perpunimit industrial te infrastruktures se zgjedhjeve. Per dy vite si minister i Brendshem ky njeri eshte marre me jetet tona me menyren si votojme si jetojme cnevoja kemi dhe si mund te genjehemi.
Ai arriti te na marre nga deklarimet tona prane zyrave te gjendjes civile gjithe te dhenat personale deri dhe tek telefonat qe skemi te regjistruar ne emrat tane. Por prape nuk ja arriti. Ai me tej u mor me imtesi me gjithe administraten shteterore terrorizoi mesues e mjeke te votonin per te mblodhi karta identiteti te votuesve te dyshimte te mos votonin perdori nxenes e mesues si mish per top. Dhe nuk ja arriti.
Me fuqine e Ministrit te Brendshem ai aktivizoi ne kete fushate elektorale kriminele te rrezikshem ne vend perdori seksere dhe ish seksere tokash gjithe nentoken e botes kriminale te Tiranes. Por prape nuk ja arriti. Ne nje zone bastion te tij ne Laprake deputeti socialist u nxor nga fushata qe po i permbyste zonen me nje ngjarje kriminale qe i mori jeten vellait te tij natyrisht jo per arsye politike por per nevoja politike.
Ne kete fushate te pashembullt shikoje Sali Berishen te fliste me Tan Lepurin si me djalin e tij Shpetim Idrizin te perdorte vrases kunder cadrave te opozites Ilir Meten te perdorte miliona per te blere vota dhe Hysni Milloshin te bente Don Kishotin e koheve moderne duke qene aleat i partise qe permbysi komunizmin. Por Basha prape nuk ia doli.
Ketu fillon dhe problemi i Sali Berishes. Ai as do te mund dhe as do te kete me mundesi ne jeten e tij te investohet kaq shume kaq fort dhe me te gjitha mundesite qe i jep pushteti dhe shteti nje fushate elektorale te pandershme. Te gjitha keto i ka bere ne emer te nje njeriu te cilin nuk e kurorezoi dot. Por si cdo gje e bere artificialist Sali Berisha do te paguaje tani dhe nje kosto te re koston e liderit fallco qe ka fabrikuar.
Shqiperia dhe sidomos e djathta ne Shqiperi e ka marre seriozisht Lulezim Bashen si lider te saj. Ajo ka qene gati te dale shesheve dhe te vritet per te. Ata nuk e dine te gjithe se cka bere Sali Berisha per ta bere udheheqes Lulezim Bashen nuk dine pislleqet dhe ligesite qe kane mbushur fushaten e tij miliardat e harxhuara per te marre mandatin dhe per te shkaterruar opoziten.
Ata e shikojne Lulezim Bashen tani si heroin e tyre. Sali Berisha i ka bere me kete gjest nje te keqe te madhe PD dhe vetes pasi i ka lene ne dere nje njeri fallco qe nuk perfaqeson ate qe ka perfaqesuar dje per shume shqiptare. Jam i bindur se nese ben nje sondazh brenda PD shume njerez nen ze mendojne se do te jete mire qe Basha te jete kandidati per kryeminister me 2013 ne vend te Berishes apo qe dhe Basha te jete qysh tani kryetar i PD-se. I vetmi njeri qe kafshon buzen nga kjo gje eshte dhe do te jete Sali Berisha vete.
Ai me mire se kushdo tjeter e di qe figuranti qe ai nxori ne beteje ishte me bateri rezerve qe ushqeheshin nga pushteti. Por ne imazhin e se djathtes Basha ja ka arritur te pervijoje nje profil me te mire se te Berishes i cili humbi cdo qytet te Shqiperise qe shkeli. Dhe si cdo njeri qe duhet te paguaje per genjeshtrat e veta dhe Berisha duhet te paguaje jo vetem per trukimin e zgjedhjeve por dhe per trukimin e figurantit te tij ne keto zgjedhje.
Se treti rezultati i ngushte duhet te na sherbeje dhe si nje shenje maturimi per standardin e demokracise. Ai duhet lexuar me qetesi dhe pa emocionet e njerezve qe jane gati te vriten me makina ne rruge me njeri- tjetrin.
Edi Rama pavaresisht arsyeve te tjera qe ka per trukimin e ketij procesi duhet ta marre me modesti kalimin e pragut dhe te reflektoje modesti per te perfaqesuar realisht me shume qytetare se ata qe e votuan. Shqiperia ka nevoje per nje gjimnastike te tille demokracie ku palet duhet te mesohen te pranojne dhe mosprekjen e endrres.
Ajo qe KQZ e Tiranes ka bere gjate kesaj jave me tabelat e rezultateve dhe skandalin e fundit me rezultatin vlen te behet objekt i nje ceshtje penale dhe kompania qe ka guxuar te provokoje shqiptaret te shkoje pas hekurave te burgut. Per shkak te karagjozllekut te disa biznesmeneve qe kane marre miliona euro per te bere fushaten e Lulezim Bashes perfshi dhe tenderin e KQZ per hedhjen e te dhenave shqiptaret ishin dje duke u vrare ne rruge per te kuptuar fituesin.
Kjo histori smund te kaloje pa ndeshkim per te na u bere mesim per te ardhmen.
Dje Shqiperia u clirua nga makthi i numerimit. Procesi do te vazhdoje por tani e tutje eshte teknik. E gjitha kjo i ngjan nje profecie e cila te ndeshkon per prekjen e votes duke te cuar deri afer fitores pa e prekur ate thjesht per 10 vota. Nje profeci qe na kujton te gjitheve mos ta prekim kurre qofte dhe nje vote te vetme.