Une lepurushi
Pergjigje Zhejitna do trapa-ve te medias dhe anit
Te nderuar lexues
Gazeta Shekulli botoi pak dite me pare fotot e gazetarit Arian Cani teksa dilte nga shtepia e z.Ilir Meta diten kur ky i fundit ishte shpallur i pandehur nga Prokuroria. Ne po ate numer gazeta Shekulli botoi edhe nje email qe ishte nisur nga Zyra e Shtypit e kandidatit Lulzim Basha drejt nje pjese te gazetareve.
Ne ate email djemte e vajzat qe informonin gazetaret mbi fushaten e Bashes nga nxitimi e siper kishin harruar qe te hiqnin nje pjese te emailit apo me sakte ta pastronin ate pjese te ketij komunikimi qe implikonte direkt ne fushaten e Bashes z.Artur Zheji. Ky i fundit rezulton se ka qene autori i fjalimeve te Lulzim Bashes e kesisoj nje pjese e qenesishme madje kryesore e shtabit elektoral te tij. E kesisoj edhe nje pjese e qenesishme e humbjes se tij.
Nje dite pasi Shekulli botoi informacionin e mesiperm te shoqeruar me foto z. Zheji reagoi ne nje shkrim te botuar ne gazeten Mapo ku e akuzoi Shekullin per mungese korrektesie e mungese etike. Iu bashkua atij nervozizmi edhe z. Henri ili. E ndoqi kete te fundit edhe z. Artan Hoxha per te cilin shqiptaret akoma nuk e dine se cfare perfaqeson median Shoqerine civile nga e cila ka perfituar miliarda Pushtetin cilido pushtet qofte ai te cilin e mbron me mish e me thonj Apo ...ke
Po cfare shkruante Zheji ne repliken e tij Ai behet edhe me nervoz se nervozizmi sipas tij i gazetes Shekulli dhe fyen te gjithe gazetaret e kesaj medieje qe ne kete fushate ka bere jo vetem punen e saj por edhe ate pune qe duhet ta kishin bere gazetaret e ATSH-se qe i drejton Zheji e qe bashke me ta paguhen nga taksat e ne te gjitheve.
Ai ofendon autoret e e artikullit dhe fotove ne Shekulli duke i cilesuar ata si zara dhe lepurusha.
Te nderuar lexues
Si redaktor i asaj faqeje ku eshte botuar artikulli dhe fotot qe permend z. Zheji detyrohem te shkruaj kete shpjegim e kete sqarim per ju jo per z. Zheji e as per asnje person tjeter qe sot e gjithe diten na imponohen here ne ekrane e here ne gazeta si te ishte rock star e jo qytetar i zakonshem i ketij vendi apo analist i pavarur.
Permes ketij sqarimi perfitojme nga rasti te sqarojme dhe z.Zheji Ne lepurashat sic zoteria na konsideron jemi pikerisht gazetaret qe morem emailin qe ne menyre te pakundershtueshme ju implikon juve zoteri analist me shkrimin e fjalimeve te kandidatit Lulzim Basha.
Perpara se te fyeni ata gazetare qe bejne punen e detyren e tyre ne nje ambient qe e ka uzurpuar imoraliteti i personazheve si Ju qe shiten si te pavarur ama punojne per politiken na sqaroni ju lutem se cte keqe ka qe nje media e njofton publikun se zoteria ne fjale nuk eshte i pavarur por nje i punesuar prane shtabit te nje partie
Une i pari qe po shkruaj keto rradhe z.Zheji nuk e kam njohur as Sigurimin Komunist e nuk e njoh as SHIK-un qe ju permendni me nervozizem ne inat e siper. Ai makth eshte nje makth qe ju te vjetrit na e keni infiltruar ju te vjetrit ne moshe por edhe ju te vjetrit brenda pushtetit...
Une jam akoma brenda te 20-tave e bashke me gazetaret qe ju i fyeni si lepurusha te pushtetit na duket e cuditshme se si ka mundesi qe si lepurusha te pushtetit nuk paskemi mundur te fitojme te pakten 1/10 e pushtetit qe ju keni sot duke u shfaqur cdo ore cdo dite cdo jave e cdo muaj ne cdo ekran ne cdo faqe gazete e ne cdo vale radioje duke gjasme na ftilluar me mendimet tuaja te pavarura
Ne lepurushat z. Zheji mund ta kemi pare nga larg edhe Ramen dhe vete Kokedhimen ashtu sic ju kemi pare edhe juve nga larg apo nga TV ku pretendoni te na edukoni. Kjo nuk na jep me shume force te jemi te zellshem per te bere punen tone kjo thjesht na lehteson te bejme punen tone tu themi shqiptareve per shembull se zoteria qe na invadon cdo nate permes televizorit qe dikur ka drejtuar RTSH e sot ATSH pra qe ka qene i paguar nga ne te gjithe e qe paguhet edhe sot nga taksat e ne te gjitheve nuk eshte i pavarur sic pretendon te jete se nuk eshte mendjendritur per te ndricuar me te pandricuarin mes nesh sic thote pa teklif shoku i vet Artan Hoxha se nuk eshte nje i huaj as per pushtetin e sotem e as per ate te djeshmin se nuk eshte nje mbrojtes i flakte i fjales se lire e as i medias profesionale...
Une shkruesi i ketyre rradheve z. Zheji punoj tashme i qete ne gazeten Shekulli bashke me gazetare te tjere te ketij vendi qe ju i quani lepurusha. Ne lepurushave per fat te mire na motivon jo paraja ju e dini fare mire sa paguhen gazetaret sot nuk na motivon per fat te mire as njohja me pushtetare e as miqesia darkat e drekat ne lagjen e bllokut nuk na motivon as deshira per karriere ashtu si Ju te medhenjte e gazetarise shqiptare keni mundur te arrini...
Na motivon akoma deshira per te kontribuar per te verteten nevoja per te kuptuar pse baballaret apo nenat tona edhe pse robtohen prej vitesh e vitesh ende nuk bejne ate hajer qe bejne ca te tjere qe pushteti i puneson me pa te drejte e qe ju analistet i mbroni medemek me fjalen e lire ate fjale qe nje koleg i juaji shume i padurueshem ne ekstazen e vet e quajti si te drejten qe kushedi se cfare perendie Librazhdi ia dha Me do trapi
Na motivon akoma mendimi se edhe nese moshataret tane duan te ikin nga ky vend apo te tallin trapin ne kete vend ku ju e ca te tjere si ju qe nuk i lidh asgje me gazetarine por shumecka me politiken e tallni nga mengjesi deri ne darke serish mund te kete nje shprese serish mund te kete nje mundesi qe disa fosile gjasme mediatike por ne fakt teresisht politike mund te spostohen natyrshem apo te pakten te demaskohen ne ate qe vertet bejne kompromise ne emer te pushtetit e ne emer te paaftesise se tyre profesionale e me keq akoma ne emer te imoralitetit te tyre qe nuk kane as me te voglin ngurrim ta performojne live sa ne nje televizion sa ne tjetrin.
Fajtoret e ketij realiteti ku 3 milione e kusur shqiptare ndihen te braktisur nuk jane ai grusht politikanesh qe vjen e iken e pasurohet qe pastaj te vazhdoje ne anonimitet endrren e vet. Fajtore nuk jemi as ne qe ju z. Zheji i quani lepurushe...
Fajtore jane ata apo ato personazhe qe punojne e luftojne per te pluskuar ne kete realitet imoral. Keshtuqe para se te fyeni lepurashat jepni ju zoti Ari nje shpjegim se pse beni fjalime politike naten e ne mengjes nervozoheni si mendimtare te lire te shquar e te pavarur. Na shpjegoni pse ju luftetar i fjales se lire ketej paguheni me taksat tona si drejtues i ATSH-se e ketej na jepni leksione gazetarie
Dhe se fundmi na shpjegoni se pse nje gazete nuk u dashka te tregoje ashtu lakuriq sic eshte realitetin e nje imoraliteti te madh qe po perfshin e po pushton nje pjese te medias ne Shqiperi imoralitet ku ju dhe miqte tuaj te tipit na do trapi beni pjese Po. eshte vertet e trishtueshme te besh paparacin me nje gazetar. Por a jeni ju nje gazetar A eshte gazetar dikush qe vetem etiketen televizive ka te tille dhe nuk ben gazetarin por oficerin madhor te fushates zgjedhore
Se fundmi
Si nje aktivist per te drejtat e njeriut shkruesi i ketyre rradheve ka gjetur ne formatin e emisionit te z. Arian Cani nje bashkepunetor dhe nje mirekuptues mendjehapur te vertete. Te krijosh hapesira per grupet me te paperfaqesuara te shoqerise eshte nje hap qe duhet mirepritur. Kesisoj edhe si mik i drejtperdrejte me Zone e Lire me vjen ta keshilloj larg pushtetit te perlyer ani qe te ruash lirine dhe dinjitetin e zones se lire qe vete e ke krijuar... Fiton ai qe duron deri ne stacionin e fundit. Vetem keshtu mund te jesh i vetmi ti dhe jo te tjere qe na thone me do trapi...