100 ankesa nga qytetarët tek Urdhri i infermierit

Në urdhërin e infermierit janë depozituar 100 ankesa nga qyetarët për pakorrektësinë e infermierëve. Bluzat e bardha në Tiranë por edhe më gjërë kanë problemet me etikën profesionale, veshjen e vonesat me orare. Në këtë përfundim ka arritur urdhëri i infermierit pas ngritjes së një task force për kontrollet në spitalet e qëndrat shëndetësore.
Sipas Sabri Skënderit, drejtuesi i urdhërit të infermierit për çdo shkelje janë vendosur gjoba që në total shkojnë në 500 gjoba. Urdhëri i infermierit i bënë thirrje bluzave të bardha të jenë korrekt me pacientët sepse do të ketë jo vetëm kontrolle por edhe penalitete në rast shkelje të etikës.