E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptarët e Luginës me 1 deputet në Kuvendin e Serbisë

Lista e Pakicës Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës së Preshevës ka siguruar një mandat deputeti në përbërjen e re të Kuvendit të Serbisë, ndërkaq koalicioni “Kthesa“ në vend të 20 vendeve të shpallura më herët ka marrë 19 sish“, ka njoftuar Komisioni Republikan i Zgjedhjeve në Serbi.

Sipas agjencisë së lajmeve Beta, komisioni ka thënë se në bazë të rezultateve preliminare nuk priten ndryshime në listat e tjera zgjedhore.

Ky organ sonte shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të mbajtura më 6 maj në Serbi.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›