E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrëfimi i Altin Lalës: Si u arratisa nga Shqipëria

Share

Për 14 vite me radhë ai ka qenë zemra e Hannover-it. Altin Lala, 36 vjeç, një kapiten dhe luftëtar. Para pak ditësh ai i tha lamtumirën ekipit të tij të zemrës në një ceremoni spektakolare. Gazeta më e madhe në Gjermani, BILD, ka përgatitur një cikël me tre shkrime për karrierën e Lalës. Ne u sjellim pjesën e parë, atë ku flitet për arratinë e tij nga Shqipëria.

Nëntor 1991. Offenbach, stadiumi Bieberer Berg. Pas një ndeshje miqësore mes ekipeve U-16, dhjetë lojtarë të rinj shqiptarë u arratisën. Njëri prej tyre: Altin Lala.

Prindërve të tij në Tiranë nuk u kishte treguar. Nuk mundesha. Nuk do më lejonin të vija këtu. Vetëm vëllait i tregova.

Shqipëria nisi të hapej nga pak, ishte një pikë kthese e madhe – e hidhur dhe e mbushur me varfëri. Shpesh nuk kishte as bukë, thotë Altini. Miqtë e mi më thonin, mos u kthe këtu.

Mbrëmjen përpara ndeshjes lojtarët u takuan në një nga dhomat e hotelit. Kush do qëndrojë këtu? Dhjetë duar u ngritën- edhe e Altinit.

Mëngjesin tjetër në xhepat e pantallonave rrasi bukë, gjalpë dhe marmaladë. Kisha marrë nga babai vetëm 20 marka dhe 20 franga zvicerane. Çfarë duhet të haja? Bananet kushton 4 marka një kilogram.

Do të luanin (humbën 8-1 kundër Gjermanisë së Lars Ricken), do të bënin dush dhe do të arratiseshin, ky ishte plani. Por trajneri u kishte mbledhur të gjitha pasaportat.

U bëmë nervozë, pritëm në kabinë. Dhe pastaj thjesht ia mbathën me vrap. Çantat e sportit i lanë në kabinë.

Natën e parë në Gjermani e kaloi në Offenbach tek një ish- shok shkolle, që ishte arratisur dy vite më parë. Fjeti në dysheme. Por nuk kishte rëndësi. Gjermania për mua ishte parajsa.

Por nuk ishte parajsë për shumë kohë. U strehua në një qendër pranë Frankfurtit. Flinin katër burra në një dhomë.

Gjithmonë ngrija nga të ftohtit, kujton Altini. Në Shqipëri ishte ngrohtë, këtu dimri është me temperatura nën zero gradë. Kishim vetëm rroba të holla.

Djaloshi i vogël dhe i dobët nga Shqipëria, atëherë 16 vjeç- shtrëngonte dhëmbët.

Gjuha? Nuk e njihte. Dija vetëm dy fjalë: faleminderit dhe m…. Ecja nëpër zonë si një shurdhmemec. Por mësoi. Dhe futbolli e ndihmoi.

E nisi me SpVgg Hosenfeld. U bë bashkë në ekip me dy shqiptarë të tjerë të arratisur. Një portier gjigand, një mesfushor i mirë dhe përpara Altini. Futbolli ishte gjithçka. Ai jetonte në një apartament me shtatë persona të tjerë.

Një ditë erdhi një trajner i Borussia Fulda. Okej, ju të dy, dhe tregoi me gisht nga portieri dhe mesfushori. Dikush thirri nga pas. Edhe ai luan mirë. Trajneri pa nga Altini dhe tha: Mirë, në rregull, edhe ti.

Si azilkërkues nuk mund të shkollohej, por duhej të punonte. Dhe ai punonte fort. Mbante mobilie dhe tapete. Dhe kur u bë 18 vjeç erdhi kontrata e parë me Borussia Fulda, 1200 marka. Pastaj erdhi puna tjetër. Katering me shumicë. Furnizonte edhe një piceri, San Remo në Tregun e Gjalpit. Italianë të vërtetë- me të bijën…

Me Fulda-n shkoi deri në ligën e tretë. I eci mirë edhe në punë. Nisa të punoj për Media Markt, një karrierë e vërtetë për mua, qesh Altini. Dhe me Vittoria-n, vajzën e bukur të picerisë gjërat po përparonin.

Në mars të vitit 1997 lindën shkëndijat e vërteta në një disko. Ajo e pyeti: Çfarë bën ti? Altini krejt krenar: Jam futbollist. Ajo: Ëhë, shumë bukur, po për zanat??? Disa muaj më vonë futbolli ishte profesioni i tij…

Reinhold Fanz ishte trajner i Hannover 96, e njohu Lalën në Hessen. Por kalimi në janar të vitit 1998 dështoi për shkak se Fulda refuzoi ofertën e Hannover prej 60 mijë marka. Në verë megjithatë gjërat u kryen: Altini u bë një i kuq…

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›