100 ditet e Murinjos keshtu mbreteron te Reali

Qellimi i tij eshte i qarte ta beje Realin e Madridit klubin me te mire ne bote. Dje u mbushen 100 dite qysh kur 47-vjecaroi Murinjo firmosi kontraten e tij me Madridit 28 maj 2010 dhe pas shtate ndeshjeve madrilenet nuk kane pare ekipin qe shpresonin. Portugezi mbrohet me argumente e tij gjate nje interviste per gazeten As. Nuk kemi bere as dyzet stervitje bashke. E dini sa jane bere te gjitha As dhjete. Dhe ka te drejte. Ka zhvilluar 46 stervitje dhe po te shohesh ato qe ka bere me ekipin e plote jane vetem shtate. Hera e fundit ka qene 18 gushti kur ne ekip mberriti Ozil. Madje ne diten e fundit te merkatos u largua edhe Van der Vart. Per me teper qe ka pasur shume te demtuar Kaka Pepe Diarra Albiol Garaj Las Marselo Benzema dhe Kristiano Ronaldo. Murinjo tha per gazeten As Nuk jam Harri Poter. Gjithsesi ai e ka kohen e nevojshme per te reflektuar mbi idete e tij ne fushe dhe per te qene me te qarte. Te Interi Murinjo beri ate qe askush nuk kishte realizuar me nje skuader italiane brenda nje sezoni te vetem fitimin e Liges se Kampioneve kampionatin dhe Kupen e Italise. Trajneri gjigant ka fituar edhe Ligen e Kampioneve me Porton 2004 duke qene midis tre trajnereve te vetem qe e ka fituar kete trofe me dy skuadra te ndryshme.
PESE LIGJET E MURINJOS
1 - Shefi i vetem
Murino eshte shefi i vetem dhe zoti i gjithckaje qe ka te beje me ekipin. Cdo gje eshte nen kontrollin e tij. Pushimet e tij ishin shume te shkurtra dy jave dhe gjate asaj kohe ai foli me te gjithe.
2 - Disiplina eshte baze
Kush vjen me vonese nuk mund te marre pjese ne stervitje. Ora 930 eshte afati i fundit ne 931 eshte shume vone. Autobusi nuk e pret. Asnje lojtar nuk mund te degjoje muzike duke shqetesuar te tjerat.
3 - Ne jemi nje ekip
Jetesa e perbashket eshte thelbesore ne zonen e perbashket ne qendren stervitore ne Valdebebas. Ka nje zone clodhje dhe qetesie me tete kanape dhe kater shezlongje. Lojtaret mund te qetesohen atje pas stervitjes.
4 - Rregullat ne hotel
Para ndeshjeve ne shtepi te gjithe lojtaret kalojne naten ne hotelin Mirasierra. Minibaret jane bosh Pay-TV eshte pezulluar dhe sherbimi ne dhome eshte i ndaluar. Murinjo kontrollon gjithashtu se cfare hane lojtaret.
5 - Metodat e trajnimit
Murinjo eshte i fiksuar pas punes cdo seance stervitore eshte planifikuar deri ne detajin e fundit. 90 minuta stervitje. Per cdo ndeshje ai pergatit shenime te cilat kapin deri ne 100 faqe me informacione per kundershtarin.
SHNAJDERIT TOPIN E ARTE
Ish-trajneri i Interit e ka shume te qarte se cili duhet ta fitoje cmimin prestigjioz Topi i arte. Per Murinjon favorit nuk mund te jete askush tjeter pervec ish-lojtarit te tij holandez Duhet ta fitoje Shnajderi.
Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Merkure 08 Shtator 2010