E Diel, 1 Nëntor 2026

Anceloti Respekt per Murinjon por kurre miq

Kurre me miq. Megjithate... Para ndeshjes se pare te Liges se Kampioneve midis Interit dhe Celsit kishim folur per te vendosur nje armepushim. U takuam ne nje nga korridoret e San Siros dhe beme nje pakt kurre me grindje me deklarata kurre me polemika. Pakt i respektuar nga te dy. Karlo Anceloti e tregon keshtu raportin e ri te tij me Hoze Murinjon. Ne Itali jane thene nga te gjitha ngjyrat kur Karleto drejtonte akoma Milanin dhe Mou ne vitin e tij te pare ne Itali kishte shigjetime nga te dyja anet. Nuk pelqeheshim aspak me njeri-tjetrin - thote Anceloti - por qysh kur jam ne Angli kendi im i veshtrimit ka ndryshuar.

HISTORIA
Murinjo ka shkruar nje cope te historise te Celsit klub tani komandon e fiton Anceloti Arkivi i tij per stervitjet ka qene i dobishem per mua me shume se nje here per te cilat meriton nje mirenjohje te thelle. Duken si deklarata te nje gjysme-Murinjo por trajneri Anceloti vazhdon. Ka dite ne te cilat me duket se po jetoj nje enderr por ai eliminim nga Interi eshte nje kujtim i hidhur qe do te rendoje pergjithmone - rrefehet Anceloti - Kunder Interit jo kunder Murinjos. Nje mik me shume Jo tamam ashtu Kur fitova Premier Ligen me shkruajti ne nje SMS Shampanje. Kur ai fitoi titullin ne Itali iu pergjigja Shampanje. Por jo shume. Nuk mendoj se do te jemi miq por tani midis nesh ka nje respekt reciprok e te sinqerte.

KAPELO
Mou dhe Kapelo trajnere gjithmone ne shenjester. Ser Fabio ne Londer nuk eshte me ne mode pas deshtimit ne Boteror. Por jane kritika te padrejta - e mbron Anceloti - Te gjithe duhet te respektojne Kapelon jo vetem si trajner por edhe si person. Kapelo eshte nje fitues ka fituar kudo ka fituar ne Madrid ne Itali eshte ai qe ka fituar me shume midis Milanit Juventusit dhe Romes. Eshte trajneri numer nje. Eshte eksperienca e tij e pare ne nje ekip kombetar dhe kishte bere mire deri ne Boteror. Deri atehere ishte me i miri tani qahen se eshte me i keqi. Por Kapelo eshte nje trajner fantastik dhe do ta tregoje edhe ne te ardhmen. E kane tradhtuar lojtaret Nuk e di por ekzistonte shume pritje per Angline. Mendoj se kane pasur probleme fizike lojtari me i rendesishem Runi nuk ishte ne 100 perqindeshin e tij.

FUSHA
Runi nuk po kalon nje moment te mire pas skandalit nderkohe qe e shoqja po e kercenon ta lere. Mua nuk me intereson nese nje lojtar shkon te fleje ne oren 20 apo ne mesnate mua me intereson vetem qe ai te beje me te miren e tij ne stervitje dhe ne fushe - theksoi Anceloti. - Nuk jam nje polic nuk dua te perfshihem ne jeten private te lojtareve dhe eshte e veshtire ti gjykosh pasi nuk deshiroj qe as dhe te tjeret te gjykojne jeten time private.

Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Merkure 08 Shtator 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›