E Shtunë, 31 Tetor 2026

100 libra për Kosovën

Një mijë libra në gjuhën gjermane janë mbledhur në Zvicër në aksionin e dytë me radhë të titulluar “Një libër për Kosovën”.

Këtë aksion të mbledhjes së librave e ka organizuar shoqata “Dora e Vendlindjes” së bashku me miqtë zviceranë, ndërsa të gjithë librat e mbledhur do të dërgohen fillimisht në qytetin e Mitrovicës.

Ministria e Kulturës e Kosovës pastaj do të merret me shpërndarjen e librave edhe në qytetet tjera të Kosovës, ndërsa shoqata e lartpërmendur ka bërë të ditur për albinfo.ch se do të sigurojë harxhimet për transportin e këtyre librave.

Të rinjve në Kosovë do t`iu mundësohet në këtë mënyrë që të njohin më mirë kulturën e regjionit gjermanofolës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›