E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama në fushatë për ekonominë

Fushata e rizgjedhjes së Presidentit Barak Obama ka mbaruar, por fushata e tij ekonomike vazhdon. Presidenti po u bën thirrje udhëheqësve të bizneseve dhe të sindikatave, ligjvënësve dhe publikut të kërkojnë nga republikanët në Kongres që të mbështesin planin e tij për ngritjen e tatimeve për amerikanët e pasur.

Në fushatën e tij të rizgjedhjes, Obama bëri thirrje pa ndërprerje shtresës së mesme të amerikanëve të mbështesin programin e tij për tatime më të larta për amerikanët e pasur dhe për vazhdimin e programit të tatimeve të reduktuara për gjithë të tjerët.

"Përpjekja jonë vazhdon, sepse vendi unë nuk mund të shënojë suksese pa një shtresë të mesme të zgjeruar dhe të begatë”, kishte thënë Obama.

Që nga rizgjedhja e tij më 6 nëntor, presidenti ka përdorur një strategji të ngjashme për të avancuar idenë e tij për ngritjen e tatimeve për amerikanët me të ardhura të larta dhe për të vazhduar me përqindjen e tanishme për shtresën e mesme.

Presidenti së bashku me ligjvënësit kryesorë demokratë dhe republikanë të Kongresit kanë filluar negociatat me shpresën për të shmangur atë që është quajtur tashmë “katastrofë fiskale”.

Kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Joe Boehner, i përmbahet fort kërkesës së tij për shkurtime në disa programe sociale, por thotë se është i gatshëm të bëjë kompromis për tatimet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›