E Diel, 1 Nëntor 2026

PDIU: Qëndrimi i Athinës për pasaportat, jo ligjor

Gazeta Shqip

Akuza

Shpetim IdriziPartia Drejtësi, Integrim dhe Unitet e Shpëtim Idrizit e konsideroi dje të stisur dhe jo ligjore çështjen e pengesës që kanë qytetarët shqiptarë për të hyrë në territorin grek nisur nga emërtimi i ndryshëm i toponimeve. Nëpërmjet një reagimi për median, e ardhur si pasojë e marrëveshjes mes Greqisë dhe Shqipërisë për të mos e konsideruar këtë çështje problem për çështje në periudhën e Pashkëve, PDIU-ja deklaroi se tashmë dukej qartë se pengesa ishte vetëm politike. Ky vendim i paraqitur si një lloj marrëveshje me autoritetet tona dëshmon megjithatë se qëndrimi i autoriteteve greke nuk është një qëndrim ligjor, i mbështetur mbi dokumentet ndërkombëtare, por një qëndrim i motivuar politikisht që mban parasysh luhatjet e humorit të segmenteve të caktuara të autoriteteve greke në varësi të zhvillimeve në vendin tonë. Nëse ata do të kishin një qasje legaliste, atëherë nuk mund të kishte dhuratë për festa, por qëndrim unik gjithmonë, theksoi PDIU-ja. Kjo parti bën thirrje për rishikimin përfundimtar të këtij vendimi bllokues, i cili në të vërtetë është antiligjor në të gjithë kuptimet. Ai cenon të drejtën e lëvizjes së lirë, të jetës në familje, të bashkimit familjar, të gjithë të drejtat e lidhura me shtetësinë, për shkak të një problemi administrativ në dokumente. Pra ajo çka grekët e konsiderojnë një problem administrativ po cenon një sërë të drejtash themelore. Çdo jurist e di këtë dhe PDIU-ja inkurajon shtetasit tanë që të sigurojnë një mbrojtje legale për këtë çështje, theksohet në deklaratën e PDIU-së.

PDIU: Qëndrimi i Athinës për pasaportat, jo ligjor burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›