E Diel, 1 Nëntor 2026

100 qytetarë shqiptarë nisen nga Kajro

Sot rreth orës 18.00 është nisur avioni i parë çarter nga Kajro me 100 qytetarë shqiptarë të cilët po evakuohen për në Shqipëri pas ngjarjeve tensionuese në Egjipt. Avioni do të mbërrijë në vendin tonë në orën 20 e 30 minuta.

Në bordin e avionit që po vjen nga Kajro, ndodhet trupi ynë diplomatik, ambasadori dhe 20 policë të cilët po trajnoheshin në Egjipt. Gjithashtu bëhet e ditur se po ushëtojnë biznesmenë dhe studentë apo qytetarë të tjerë që ndodheshin në Egjipt për arsye të ndryshme.

Lajmi bëhet i ditur për "Ora News" nga burime pranë aeroportit të Kajros.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›