Plagosen dy persona, shkak prona

Një grindje mes dy personave për çështje pronësie ka përfunduar me plagosjen e tyre. Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e sotme në qytetin e Fierit.
Burime të policisë, kanë sqaruar se Elvira Keri 56 vjeç dhe Teodor Sheqi 66 vjeç janë përleshur me njëri tjetrin me mjete të forta.
Policia e cila ndodhet në vendgjarje po vijon me hetimet. Ndërkaq, të dy qytetaret janë dërguar në Spitalin e Fierit pasi gjendja e tyre shëndetësore është e rëndë.