100 shqiptare dhe personeli i ambasades largohen nga Egjipti pas trazirave
Te pakten 100 shqiptare dhe personeli i ambasades se Shqiperise ne Kajro kane lene sot Egjiptin pas trazirave qe kane perfshire te gjithe vendin.
Ministria e Brendshme shqiptare njoftoi se ajo ka derguar nje avion te posacem per te evakuuar qytetaret shqiptare mes te cileve ndodhen edhe 20 oficere policie qe ndodheshin per trajnim ne Egjipt.
Vendimi sipas ministrise eshte marre per te shmangur rreziqet qe mund te paraqiten nga nje tensionim I metjeshem I situates. Ata pritet te mberrijne sot ne mbremje ne Tirane.